Një takim i rastësishëm me Beatles shpëtoi karrierën e Rolling Stones. Ja çfarë mund të mësoni nga kjo - Business Magazine Albania

Një takim i rastësishëm me Beatles shpëtoi karrierën e Rolling Stones. Ja çfarë mund të mësoni nga kjo

Një takim i rastësishëm me Beatles shpëtoi karrierën e Rolling Stones. Ja çfarë mund të mësoni nga kjo

Në të gjitha sferat e përmbajtjes, bashkëpunimi midis dy mendjeve krijuese hedh bazat e suksesit.  Në fundin e vitit 1963 Rolling Stones sapo kishin publikuar një këngë. Ishte një cover e “Come On” nga Chuck Berry. Ata ishin një bandë bluz dhe kurrë nuk e kishin shkruar vetë muzikën e tyre.

Në momentin e nënshkrimit të një marrëveshje regjistrimi, presioni ishte mbi ta. Tashmë ata kishin nevojë për një single që nuk ishte cover nëse donin ta mbanin të lumtur kompaninë e tyre dhe ta shndërronin muzikën në karrierë. Litari i shpëtimit të tyre ishin The Beatles.

Më 10 shtator të 1963 menaxheri i Rolling Stones Andrew Oldham doli nga studioja që po bënte prova banda e tij. Rrugës ai “u përplas” me Lennon dhe McCartney, të cilët po dilnin nga një taksi. Takimi aksidental ishte një dhuratë nga perëndia. Oldham kujton ditën kur “I ftoi ata në studion ku po bënin prova The Rolling Stones dhe, aty-këtu, të dy përfunduan atë që kishte qenë një skicë ideje nga McCartney, duke ia dorëzuar Stones singel-in e tyre”.

Kënga titullohej “I Wanna Be Your Man”. Kjo këngë ishte një dhuratë nga një grup miqsh tek një tjetër. Mund të ketë qenë dhe një dhuratë nga perëndia. Në nëntor të atij viti, The Rolling Stones publikoi “I Wanna Be Your Man” e cila arriti e 12-ta në top listat. Kjo i dha Rolling Stones tërheqjen e nevojshme drejt famës. Pjesa tjetër është histori.

Bashkëpunimi midis mendjeve krijuese hedh bazat për sukses.

Ekuivalenti modern po ndodh me ndikuesit. Ata po punojnë, duke ndihmuar njëri-tjetrin. Po ndajnë informacione dhe ide me bashkatdhetarët e tyre dixhitalë.

Kur bëhet fjalë për median sociale, shumica e markave u kushtojnë vëmendje mediave, por jo atyre sociale. Shikoni një brand si Microsoft. Ata rregullisht postojnë video dhe imazhe të prodhuara bukur. Megjjithatë, pavarësisht se kanë 14 milionë ndjekës në Facebook, ata shpesh marrin më pak se 100 pëlqime për postime. Arsyeja pse ndodh kjo?

Lexo:Kurioziteti mund të ketë vrarë macen, mos e lër të të vrasi dhe ty

Problemi është se po humbasin atë që ka vërtet rëndësi duke mos marrë pjesë në komunitetin përreth tyre. Nuk kanë reciproritet me të tjerët dhe as një bashkëpunim.

Qasja e Microsoft është në kontrast të plotë me markat që janë më të afta nga ana shoqërore.

Para se të vinin mediat sociale, markat duhej të përqëndroheshin tek media. Kjo bëri që të investohej në prodhime të niveleve të larta, reklama që do të ishin në të njëjtin nivel me përmbajtjen televizive që shfaqej pranë markave. Problemi është tek mospërshtatja me peisazhin dy dimensional të mediave sociale. Por, përqendrimi në media e tyre, ka ndikuar në harrimin e anës shoqërore.

Nëse markat duan të mbajnë rëndësinë e tyre, shoqëria duhet te jetë qendra e gjithçkaje që bëjnë.

Për ta bërë këtë duhet të bashkëpunojnë me komunitetin rreth tyre.

Për t’i përshtatur fjalët e John Lennon (ndonjëherë kaq pak), markat “kurrë nuk kanë pasur nevojë për ndihmën e askujt në asnjë formë. Por ato ditë kanë ikur”.

Dhe duke hedhur një vështrim të pjesës se si një bandë arriti të bëhej aq e njohur falë një “aksidenti”, ndoshta dhe sot pjesa e suksesit që një markë mund të arrijë mund të jetë falë një “aksidenti” ose thjesht një bashkëpunim midis dy mendjeve krijuese, të cilat mund të sjellin një sukses. Por, siç është thënë, si mediat, markat për të arritur aty ku duhet, qëllim kryesor duhet të kenë shoqërinë njerëzore. Suksesi i The Rolling Stones nuk erdhi vetëm si pasojë e singel-it, por ishte dhe kontibuti shoqëror ai që solli suksesin, dhe e njëjta gjë vlen dhe për të sotmen.

ENTERPRENEUR

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0