Ata nuk u japin punonjësve mirënjohjen, vlerësimin, mundësitë për t’u rritur dhe nuk u besojnë atyre përgjegjësi të reja.
Lexoni: Mënyra se si i trajtoni punonjësit përcakton të ardhmen tuaj!
Ata harrojnë se punonjësit besnikë janë pasuria e tyre më e madhe.
Shefja ime e re më thirri në zyrën e saj një ditë.
Ajo tha: “Unë dua t’ju falënderoj për të gjithë punën e mirë që keni bërë. Ne jemi me fat që të kemi pjesë të ekipit.”
Unë u përgjigja: “Por nuk bëra asgjë të veçantë akoma, sapo fillova një javë më parë.”
Ajo ma ktheu: “Të jesh pjesë e ekipit dhe të marrësh një përgjegjësi të rëndësishme është e mjaftueshme për mua. Ju keni marrë një barrë të madhe nga shpatullat e mia.”
Në gjithë këto vite kurrë nuk e harrova atë mësim që më dha menaxherja ime Laura Challman.
Gjëra të tilla “të vogla” kanë një domethënie kaq të madhe.
Asgjë nuk kushton aq pak dhe vlerësohet aq shumë sa vlerësimi dhe mirënjohja.
“Merrni kohë për të vlerësuar punonjësit dhe ata do ta shpërblejnë në një mijë mënyra.” Bob Nelson
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto