Një punëtore e Meta-s tha se në 5:55 të mëngjesit i erdhi e-maili që ishte pushuar nga puna - Business Magazine Albania

Një punëtore e Meta-s tha se në 5:55 të mëngjesit i erdhi e-maili që ishte pushuar nga puna

Një punëtore e kompanisë Meta zbuloi se ishte pushuar nga puna përmes një e-maili të dërguar në orën 5:55 të mëngjesit dhe tha se edhe disa orë më vonë nuk e “mori veten plotësisht” që humbi punën e saj të ëndrrave.

Jenny Saxton zbuloi në një postim në LinkedIn se kishte humbur punën e saj në shkarkimet e dyta masive që kompania Meta bëri këtë javë.

Mark Zuckerberg njoftoi të martën se 10,000 punëtorë të tjerë po pushoheshin nga puna në një valë të dytë të shkurtimeve të vendeve të punës pasi 11,000 u shkarkuan në nëntor.

“Në 5:55 të mëngjesit, mora e-mailin se isha në raundin tjetër të shkarkimeve nga puna. Është 9:00 e mëngjesit dhe ende nuk e di nëse e kam marrë veten plotësisht në atë që ndodhi”.

Ajo ishte një rekrutuese e lartë teknike, sipas profilit të saj në LinkedIn, dhe u punësuar në gusht 2021. Saxton tha se ishte një “mëngjes i vështirë” dhe ajo po përjetonte një “valë emocionesh”.

“Meta ishte kompania ime e ëndrrave dhe puna ime e ëndrrave. Unë u promovova së fundi në korrik dhe nuk mund të isha më e lumtur. Unë po punoja në projekte të mëdha, kështu që kjo po më godet shumë. E kam të vështirë ta kuptojë”, shtoi ajo.

Raundi i fundit i pushimeve nga puna vjen pasi Zuckerberg tha se Meta po hynte në një “vit efikasiteti”, duke mbyllur rreth 5,000 role dhe duke ulur ritmin e punësimit. businessinsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0