Një model i suksesshëm i sipërmarrjes në sektorin e pularisë për prodhim veze: Historia e Sandër Xhambazit - Business Magazine Albania

Një model i suksesshëm i sipërmarrjes në sektorin e pularisë për prodhim veze: Historia e Sandër Xhambazit

Sandër Xhambazi

Në një treg të mbushur me sfida dhe mundësi, Sandër Xhambazi ka ndërtuar një model suksesi në sektorin e prodhimit të vezëve, i cili vlen të përmendet. Me një fillim modest, një sfidë të madhe dhe një vizion të qartë, historia e tij përfaqëson një shembull frymëzues për të gjithë sipërmarrësit e rinj.

Vështirë të gjeni në paketimet e produkteve numrin e telefonit të sipërmarrësit. Veza Savio e ka! Ju mund të kontaktoni dhe ju përgjigjet themeluesi i kompanisë,vete Sandri. Pasi dëshira e tij për të sjellë një biznes familjar në supermarkete është realizuar.

 I diplomuar në vitin 2015 si mjek veteriner, Sandri përballej me dy rrugë: të punësohej në vend ose të emigronte. Me shumë të afërm në Francë që e ftonin të largohej, ai vendosi të qëndrojë dhe të punojë në një nga kompanitë më të mëdha të pularive në vend.

Këtu, krahas profesionit të tij, mësoi shumë për menaxhimin operativ të biznesit, duke punuar si mjek veteriner dhe menaxher i përgjithshëm i fermës.  

“Punoja në pulari si mjek veteriner, por edhe si një menaxher i përgjithshëm i fermës, duke nisur nga menaxhimi i zogjve 24 orësh, me ciklin e rritjes, vaksinimit, deri në përgatitjen e tyre për prodhim vezësh”, thotë ai.

Pas disa viteve përvoje të vlefshme dhe trajnime të shumta, Sandri vendosi të largohej nga puna dhe të fillonte sipërmarrjen e tij. Përvoja e parë nuk rezultoi me sukses, çka e bëri sfidën edhe më të madhe. Megjithatë, ai nuk u dorëzua dhe vazhdoi të ndjekë pasionin e tij për këtë sektor.

 

Savio

 

Artikulli u publikua më parë në faqen 44 të numrit 35 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 35 të saj.

Në vitin 2018, gjeti një pulari që po jepej me qira dhe vendosi të fillojë nga e para. Ai ishte më i përgatitur se kurrë më parë dhe startoi biznesin e tij me bindje të plota. Me një kapacitet fillestar prej katërmbëdhjetë mijë krerë dhe mbështetjen e familjes, Sandri filloi të ndërtojë themelet e forta të biznesit të tij.

Ai dhe familja e tij u përqendruan në punën pa orar dhe në ndërtimin e një skuadre të besueshme. U ofroi siguri dhe garanci punonjësve, duke i paguar punëtorët më shumë se në vendet e tyre të mëparshme. Duke ndjekur vizionin e tij të qartë dhe duke investuar në teknologji dhe mirëqenie të shpendëve, arriti të rrisë kapacitetin në tetëmbëdhjetë mijë krerë dhe të shtrijë biznesin e tij në pothuajse të gjitha marketet me emër në treg

Ndër të tjera, Sandri është shprehur:

“Unë si sipërmarrës, duke qenë se jam mjek veteriner, nuk kam preferuar që të bej vetë të gjitha punët, por kam përcaktuar njerëz për çdo rol”.

Një nga aspektet kryesore të suksesit të tij është përkushtimi ndaj cilësisë dhe sigurimi i një zinxhiri të shkurtër furnizimi. Veza Savio prodhohet dhe shkon direkt në market brenda ditës, duke u dalluar për freskinë dhe cilësinë e lartë. Kompania importon shpendë nga zona të ndryshme të Europës dhe i rrit me kujdes të veçantë, duke siguruar një produkt që konsumatorët e vlerësojnë.

Gjatë bisedës me ne, kujton rastin e një zonje që e telefonon dhe ankohet për madhësinë e vezëve, por thekson se cilësia është shumë e mirë, duke i falenderuar për punën që bejnë dhe produktet që ofrojnë. Ai tregon se fillimisht i druhej ndonje kritike për cilësinë dhe freskinë e tyre, ndërsa i shpjegon më tej asaj rreth kompanisë.

Plani i tij për të ardhmen përfshin zgjerimin e biznesit në mënyrë të qëndrueshme, duke mbajtur gjithmonë fokusin në cilësi dhe vlera familjare. Ai synon të vazhdojë të investojë në teknologji dhe mirëqenie të shpendëve, për të siguruar që produkti të mbetet në nivel të lartë dhe të përmbushë pritshmëritë e konsumatorëve.

Historia e Sandrit është një shembull i shkëlqyer i asaj se si vendosmëria, përkushtimi dhe vizioni mund të çojnë në sukses në sektorin e biznesit. Nga një fillim i vështirë deri tek ndërtimi i një biznesi të suksesshëm dhe të respektuar, Sandri ka treguar se me punë të palodhur dhe një vizion të qartë, çdo sfidë mund të kapërcehet dhe të kthehet në një mundësi për rritje dhe zhvillim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0