Një manual i abuzuesve online të fëmijëve zbulohet nga eSafety - Business Magazine Albania

Një manual i abuzuesve online të fëmijëve zbulohet nga eSafety

manual i abuzuesve

Abuzuesit e fëmijëve kanë krijuar dhe shpërndarë një manual të dhimbshëm udhëzimesh për shënjestrimin e fëmijëve gjatë izolimit të koronavirusit. Ky manual është zbuluar së fundi nga agjencitë e sigurisë në rrjetet “e errëta” të internetit.

Me bllokimin në shtëpi gjatë pandemisë, në pothuajse të gjitha vendet e botës, vlerësohet të ketë pasur një rritje të theksuar të abuzimeve online ndaj fëmijëve dhe personave të tjerë më naivë.

Komisioneri i sigurisë online në qeverinë e Australisë ka raportuar rritje të madhe të numrit të kërkimeve në rrjetet “e errëta”, nga predatorë që kërkojnë informacion për joshjen dhe abuzimin e fëmijëve në internet.

Autoritetet australiane kanë zbuluar manualin e predatorëve, nga i cili shpërndahen imazhe seksuale të fëmijëve dhe video të tyre.

Shefja e agjencisë ‘eSafety ‘, Julie Inman Grant, tha se, “Ky manual këshillon predatorët e internetit si të marrin kënaqësitë e tyre online, pa u takuar me fëmijët, për arsye të kufizimeve dhe rritjes së vigjilencës nga autoritetet në rrugë.

Ajo thekson se, “abuzuesit e konsiderojnë pandeminë e Covid-19 si një koshere majti, në një kohë kur fëmijët, djem e vajza po kalojnë shumë kohë në internet, shpeshherë pa mbikqyrje, e ndoshta duke u ndjerë të vetmuar dhe të izoluar”.

Lexo: UNICEF: Si të flisni me fëmijët për Covid-19

Sipas autoriteteve janë zbuluar një numër i madh shkeljesh ndaj fëmijëve, duke përfshirë dhe shantazhet me foto nga video-biseda me ta.

Zëdhënesi australian i eSafety tha se, më shqetësuese se statistikat është fakti që hetuesit kanë zbuluar një numër në rritje të forumeve, ku predatorët e rrjetit të errët diskutojnë me njëri-tjetrin sesi kanë mundësi të shtuara në aktet e tyre, prej izolimit të fëmijëve.”

Ai sugjeron prindërit se, “Nëse nuk jeni të sigurt për një aplikacion apo rrjet lojrash, kontrollojini që të kuptoni si aspektet pozitive dhe ato negative”. Krahas aplikacioneve si Facebook e YouTube, predatorët shfrytëzojnë dhe forumet e chatit në rrjetet e lojrave, ose rrjete më pak të njohura sociale si ai i Omegle.

The Guardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0