Një kanal në Youtube dedikuar kriptove. I riu shqiptar dëshiron që vendi të përfitojë nga teknologjia e Bitcoin: “Të bëhemi një komunitet" - Business Magazine Albania

Një kanal në Youtube dedikuar kriptove. I riu shqiptar dëshiron që vendi të përfitojë nga teknologjia e Bitcoin: “Të bëhemi një komunitet”

 Monedhat digjitale apo të quajtura ndryshe kriptomonedhat kanë rrëmbyer me shpejtësi vëmendjen e të gjithë botës. Kjo industri mori një hov të madh në vitin 2009 pas nxjerrjes në treg të monedhës Bitcoin, e cila më pas tërhoqi zvarrë një industri të tërë që sot ka arritur një vlerë tregu prej gati 2 trilionë dollarësh.

Kjo industri ka shumë entuziastë të saj që mendojnë se është e ardhmja e financave, ndërsa ka dhe skeptikë që e cilësojnë tregun si flluskë. Edhe në Shqipëri, entuziastët e kriptomonedhave e kanë përqafuar me shpejtësi këtë industri dhe një prej tyre është Dorian Kaane, i cili përvec se nëj investitor në treg, gjjithashtu ka themeluar edhe start-upin e tij per ata qe bejne mining.

Për, Doriani nuk e ka ndalur hovin me kaq. Ai dëshiron që gjtihmonë e më shumë njerëz të përfshihen në këtë treg dhe të përfitojnë nga dobitë e shumt që sjell kjo industri, prandaj dhe ka hapur një kanal në Youtube i q2uajtur DuaCrypto, ku i mëson të gjithë njerëzve fillesat e botës së kriptomonedhave.

Dori përshëndetje? Si lindi ideja për të hapur një kanal në Youtube në lidhje me kriptomonedhat?

Unë isha në këtë treg që në 2015-ën, që po merresha me mining dhe filluam edhe më vonë të merreshim edhe me lloje të tjera kriptomoendhash në treg. Duke qenë se kam qenë pjesë edhe e një start-upi që merrej me mining për kriptot kisha pyetje nga njerëzit, se si funksionon tregu, ku t’i blejmë, si t’i përdorim, nëse janë mashtrime apo monedha të vërteta që mund të përdoren në treg. Vendosa të krijoja një komunitet dhe e nisa kanalin si formë komunikimi  për të shpërndarë sa më shumë informacione, për ta patur edhe më të lehtë për njerëzit. Prandaj për të kursyer kohë, vendosa të mblidhja sa më shumë pyetje njerëzish dhe të realizoja videot.

Sa kohë dedikim do kanali yt në Yotubue dhe cilat janë reagimet që keni marrë nga njerëzit?

Deri tani ka patur goxha reagime pozitive. Ka patur njerëz që e kanë vlerësuar vërtet përmbajtjen e videove në kanalin, ndërsa reagimet kanë qenë për më shumë shpjegime për të cilat jemi duke punuar sepse njerëzit nuk janë sqaruar ende plotësisht dhe po mundohemi të krijojmë përmbajtje të reja për t’i sqaruar sa më mirë gjërat.

Lexo edhe: Mos dëgjoni miqtë dhe presionin e tyre. Këto janë 5 strategji për investime të suksesshme në kriptomonedha

Gjithashtu ti i mëson njerëzve si të fitojnë monedha digjitale duke luajtur lojëra apo jo?

Duke parë çfarë po ndodh me Metaverse, do jetë vetë Facebooku që do të mësojë njerëzit të përdorin këtë lloj teknologjie për të fituar para. Në të  ardhmen priten edhe biznese brenda kësaj bote virtuale që do japin shërbimin e tyre, do ketë mbështetje për ata që do jenë pjesë e kësaj bote dhe besoj se shumë shpejt mënyra se si lojtarët luajnë lojëra do ndryshojë. Për shkak se është më e lehtë për të patur  një aset në një lojë kur i ke si individ dhe në njëfarë pike ti arrin ti shesësh ato dhe kalon në një lojë tjetër që është më inovatore, më argëtuese.

Kë do të cilësoje si qëllimin kryesor të kanalit tënd?

Qëllimi jonë është t’i edukojmë sa më shumë personat që të mos mashtrohen nga informacionet e rreme në internet, me monedha që nuk kanë një vlerë reale. Të mbledhim një grup personash të interesuar për pjesën e kriptomonedhave dhe me anë të kësaj iniciative, duam që me këtë grup personash të bëjmë një komunitet dhe të rregullojmë tregun, përdorimin në masë të kriptove, të diskutojmë për platformat e reja ,start-upet dhe përdorimet e teknologjisë me anë të sistemit që kemi aktualisht.

Në çfarë faze mund ta cilësojmë tregun e kriptomonedhave në Shqipëri?

Në Shqipëri aktualisht tregu ka avancuar goxha. Ka shumë njerëz që janë futur në treg, kanë mësuar si funksionojnë monedhat, është bërë ndarja midis monedhave që janë të sigurta dhe ku mund të investosh ëpr afate të gjata kohore dhe monedhave që mund të futesh të investosh një sasi të vogël lekë, të bësh një dyfishim të parave dhe të ikësh direkt nga tregu. Qëllimi jonë është që të fokusohemi tek ata njerëz që kanë njohuri te ky treg, janë të qëndrueshëm dhe që duan të mësojnë akoma më shumë.

Lexo edhe: “E ardhmja e valutave”. Ekonomistët mendojnë se fundi i parasë fizike po vjen. Po kush do ta zëvëndësojë?

Kush mendon se është e ardhmja e kriptomonedhave në Shqiëpri?

Duke parë investimet që po bëhen nga kompanitë jashtë, besoj se shumë shpejt do shohim kompani që do arrijnë të implementojnë kriptomonedha, ta pranojnë dhe përodrin në treg. Pjesa e parë që kritpomonedha pranohen dhe përdoren në treg është shkëmbimi midis mallrave dhe një kripto, pra të parët do jenë këto biznese  ose dyqanet online  që do pranojnë kriptomonedha. Besoj ky do jetë hapi i parë. Më pas besoj se do ketë institucione dhe banka që do ruajnë monedhat virtuale për vlerat që kanë në afate të gjata kohore, do bëhen si një investim pensioni. Nuk do të bëhen më në para, duke parë edhe se kemi inflacion në treg. Të kesh një monedhë që i bie vlera, kundrejt njërës  të cilës vetëm i rritet është një diversifikim shumë i mirë që mund t’i bësh aseteve të tua.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0