Një aplikacion TikTok Music mund të sfidojë Spotify dhe Apple Music - Business Magazine Albania

Një aplikacion TikTok Music mund të sfidojë Spotify dhe Apple Music

Një aplikacion TikTok Music mund të sfidojë Spotify dhe Apple Music

Duke konsideruar se sa i ndërthurur është zbulimi i muzikës me TikTok, nuk do të ishte aspak befasi nëse kompania në fjalë  lançon një aplikacion të vet të muzikës. Dhe dosjet e patentave të zbuluara sugjerojnë se TikTok në fakt është duke punuar në këtë drejtim.

Kompania mëmë e TikTok, ByteDance, ka paraqitur një aplikim për “TikTok Music” në Zyrën e Patentave dhe Markave në SHBA gjatë muajit maj.

Sipas aplikimit, shërbimi do t’u mundësonte përdoruesve që të blejnë, lëshojnë, shpërndajnë dhe shkarkojnë muzikë.

Gjithashtu do t’i lejojë përdoruesit që të krijojnë, shpërndajnë dhe rekomandojnë lista të muzikës, të komentojnë mbi muzikën, dhe gjithashtu të bëjnë transmetim të drejtpërdrejtë të audiove dhe videove.

ByteDance veçse kishte aplikuar për patentën e markës “TikTok Music” në Australi nëntorin e vitit të kaluar

ByteDance në fakt ka përvojë me transmetim të muzikës. Në vitin 2020, kjo kompani kishte lansuar një aplikacion të transmetimit të muzikës me emrin “Resso”, në Indi, Brazil dhe Indonezi.

Resso ka disa nga veçoritë që janë përshkruar në aplikimin e “TikTok Music”, si ajo e krijimit të listave të muzikës, shpërndarja e këngëve në rrjetet sociale, dhe ndërveprimi me komunitetin brenda aplikacionit.

Në fakt, ByteDance e përdor TikTok-un që t’i sjellë përdoruesit e aplikacionit tek Resso.

Sipas një raporti, aplikacioni TikTok në Brazil ka një buton i cili i dërgon përdoruesit tek Resso në mënyrë që ata të dëgjojnë versionin e plotë të këngës që atyre u pëlqen, një lëvizje kjo e cila u ndihmon atyre që të mbajnë përdoruesit e tyre brenda ekosistemit ByteDance. gizchina

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0