Nisin pushimet nga puna. 70% e kompanive do të shkurtojnë vende pune sipas Bashkimit të Prodhuesve - Business Magazine Albania

Nisin pushimet nga puna. 70% e kompanive do të shkurtojnë vende pune sipas Bashkimit të Prodhuesve


Ka kaluar më pak se një muaj nga mbërritja e epidemisë në Shqipëri dhe izolimi  ka nisur të nxjerrë pa punë shumë punonjës. Turizmi është sektori i parë që paralajmëroi shkurtime masive, por shumë sektorë në shërbim e prodhime pritet të vënë gërshërën në ekipet e tyre.

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë ka zhvilluar një sondazh mes 90 kompanive anëtare të saj. Flasim kryesisht për sipërmarrje të mëdha që futen tek bizneset VIP. Sipas kësaj ankete, pjesa më e madhe kanë pohuar se mund të rezistojnë edhe një muaj dhe pas kësaj do të detyrohen të marrin masa. Shumë prej tyre paralajmërojnë mbyllje të plotë të aktivitetit.

Prodhuesit po raportojnë vështirësi në furnizimin me lëndë të para. Ndërsa kompanitë e shërbimit po përballen me ndërprerje kontratash shërbimi.

Pak ditë më parë, Vasil Bedinaj, kreu i Operatorëve Turistikë për Jugun, ka thënë se, “gjatë marsit nuk pati pushime nga puna, por në muajin prill, qeveria do të përballet me një shifër të lartë të personave të dalë nga sigurimet shoqërore. Nga data 1 prill, strukturat shtetërore duhet të mbajnë përgjegjësi për të gjithë punonjësit tanë”.
Turizmi është mes sektorëve që nuk ka një mbështetje konkrete të parashikuar.

Lexo: Koha që sipërmarrjet të mbështesin njëra-tjetrën. Ja disa pika që duhet të kenë parasysh nga kompania kosovare

Operatorët turistikë raportojnë anulime të prenotimeve, ndërsa kompanitë prodhuese paralajmërojnë se shkurtimi i vendeve të punës lidhet me ndalimin e plotë ose uljen e volumit të punës, dhe rrjedhimisht edhe uljen e eksporteve.

Nga anketa, mbi 60% e firmave raportuan përgjysmim të shitjeve në mars, ndërsa 5% e tyre nuk patën fare shitje. Kjo e fundit pritet të shkojë në 21% gjatë prillit. Pra 4 herë më shumë kompani parashikojnë të kenë zero shitje këtë muaj.

Kjo ulje drastike e prodhimit dhe shitjeve, do të detyrojë 70% të kompanive të shkurtojnë ekipet e tyre të punës. Sipas anketës, 70% e kompanive po planifikojnë të pushojnë punonjës nga puna.

Pjesa më e madhe e tyre do të bëjnë shkurtime në masën 50-90%, ndërsa 11% e tyre do të pushojnë të gjithë punonjësit.

Shkurtimet masive pritet të jenë tek punonjësit me të ardhura minimale ose nën mesatare. Kjo do të thotë që “armata” e familjeve në vështirësi do të rritet shumë më tepër në muajt në vijim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0