Nis në Tiranë Festivali Digital Nomad - Business Magazine Albania

Nis në Tiranë Festivali Digital Nomad

Festivali Digital Nomad

Ka nisur në Tiranë Festivali 3 ditor “Digital Nomad”, me folës të rëndësishëm nga vende të ndryshme të botës, sipërmarrës e pasionantë të kësaj fushe.

Përvojat, fryma dhe dinamika e ekosositemit shqiptar të startupeve ishin pjesë e paneleve të ndryshme të zhvilluara në në ditën e parë.

Uranik Begu, sipërmarrës, tha pas fjalës së tij, se e sheh Shqipërinë shumë të ndryshuar, me një dinamikë dhe ambicie të madhe të sipërmarrjeve.

Sipas tij, kjo është një periudhë ndryshimesh, me shumë mundësi për të rinjtë vë fushën e teknologjisë, rrjedhimisht një moment I mirë për të sjellë zgjidhje inovative.  

Një sipërmarrëse shqiptare, zyrtarisht Nomad Digital është Lona Aliaj. Ajo tregon se ka qenë nomade digjitale që nga 2009. “4 vitet e  fundit e bëj me familjen time, bashkëshortin tim dhe dy fëmijët. Udhëtojmë nëpër botë. Kemi qenë në mbi 80 shtete të botës dhe e bëjmë punën ngado që jemi. U bëj thirrje të rinjve shqiptar që nuk duhet ta lënë vendin e tyre, sepse emigracioni është shumë i vështirë. Tani me një lidhje me internetin, me anglishten dhe disa skills për kompjuterin mund të marrësh një punë, që është remote, domethënë në një vend tjetër dhe t’i punon nga Shqipëria dhe merr një pagë shumë të mirë e mund ta bësh jetën më të mirë në Shqipëri apo kudo ku ti dëshiron. Ne shqiptarët e kemi zakon që gjithmonë të ikim jashtë, por në fakt emigracioni është i egër dhe tani kemi një mundësi të madhe që na ka future në një biznes global dhe jemi pjesë e saj. Të rinjtë shqiptar mund të bëjnë një jetë shumë të mirë këtu duke marrë një punë jashtë shtetit”, tha Lona Alia, sipërmarrëse.

Teknologjia po ofron mundësi të shumta për të rinjtë, të cilët kanë pasionin por dhe aftësitë, që në të ardhmen u shërbejnë për një profesion që ka treg të hapur pune. Vitet e fundit vendi ynë ka tërhequr nomadët digjital, pikërisht për vëmendjen që po i kushton teknologjisë.

Lexo: AlbaniaTech, 100 ditët e para të platformës së startup-eve dhe inovacionit në Shqipëri

“Unë shoh me shumë pozitivitet se si ka ndryshuar Tirana 2-3 vitet e fundit, ka krijuar një bazë nga talentet, kanë punuar në shumë gjëra nacionale dhe kanë krijuar një komunitete që kur nomadet digjital vijnë këtu janë bashkë me njerëz që janë njësoj si në vendet e tjera, si në Izrael dhe gjejnë koleget që mund te flasin me njeri tjetrin dhe kjo është shume  e rëndësishme për nomadët digjital. E dyta Tirana është zhvilluar si qytetet dhe ofron mundësi të shumta përmes teknologjisë”, tha Daniel Schroeder.

Eventi vijon për 3 ditë, ku dhjetëra të ftuar do të shpalosin përvojat dhe planet e tyre.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0