Nis java e vaksinimit të hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç - Business Magazine Albania

Nis java e vaksinimit të hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç

vaksinimit të hapur

Duke nisur nga sot do të fillojë java e hapur e vaksinimit, ku do të kenë të drejtë të marrin dozën e tyre anti-COVID të gjithë qytetarët mbi moshën 18 vjeç.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në profilin e saj të facebook ku ka ndarë foto nga fushata e vaksinimit masiv “Shqipëria Buzëqesh” nga Bicaj i Kukësit.

Ju mund të paraqiteni me kartën e identitetit në qendrën tuaj shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, përgjatë gjithë javës, nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, për të kryer pa kufizim vaksinën anticovid.

Mesazhi i Manastirliut:

Në Bicaj të Kukësit, ku ekipet tona shëndetësore po vaksinojnë derë më derë, për të mbrojtur sa më shumë qytetarë nga virusi i rrezikshëm #Covid19.

Nis java e vaksinimit të hapur për çdo qytetar +18 vjeç, për t’u vaksinuar pa kufizim, në çdo qendër shëndetësore dhe qendër vaksinimi kudo në vend.

#VaksinimiShpëtonJetë #ShqipëriaBuzëqesh

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0