Nis edicioni i gjashtë i Elevator Lab, program partneriteti me Raiffeisen Bank International - Business Magazine Albania

Nis edicioni i gjashtë i Elevator Lab, program partneriteti me Raiffeisen Bank International

ElevatorLab 2022

Në mbështetje të vazhdueshme të inovacionit, si e ardhmja e shoqërisë digjitale, Raiffeisen Bank Shqipëri organizon edhe këtë vit edicionin e 6-të të Konkursit Elevator Lab.

Duke filluar nga sot më datë 25.10.2022 deri më 15.11.2022 të gjithë startup-et e interesuar nga Shqipëria dhe Kosova mund të aplikojnë në këtë konkurs, ku do të kenë mundësinë të prezantojnë produktet apo shërbimet e tyre inovatore në fushën e fintech.

Elevator Lab është në kërkim të zgjidhjeve inteligjente, në mënyrë që të shtrojë rrugën për biznesin bankar të së ardhmes duke maksimizuar potencialin e ideve tuaja në një kohë të shkurtër.

Lexo: Banka e Bashkuar e Shqipërisë do të udhëheqë Tirana Fintech Hive, organizuar nga Elmangos Ventures

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë në njërën nga 5 kategoritë e mëposhtme:

  • Tërheqja e klientëve në mënyrë digjitale (Digital Customer Acquisition) 
  • Automatizim i proçeseve operacionale
  • ESG (Environment, Social, Governance Solutions)
  • Platforma digjitale (Digital Platform Solutions)
  • Analizë dhe Statistikë e Avancuar (Advanced Analytics)

Ne fazën e parë, të gjithë startup-et do të kalojnë një proces përzgjedhjeje nga një panel ekspertësh, i përbërë nga drejtues të Raiffeisen Bank dhe sipërmarrës dhe investitorë të suksesshëm nga rajoni.

APLIKO KETU në Elevator Lab dhe konkurro për çmimin prej 5,000 €.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0