Banka e Bashkuar e Shqipërisë do të udhëheqë Tirana Fintech Hive, organizuar nga Elmangos Ventures - Business Magazine Albania

Banka e Bashkuar e Shqipërisë do të udhëheqë Tirana Fintech Hive, organizuar nga Elmangos Ventures

Tirana Fintech Hive
16-11-2022 Join

Elmangos Ventures (EV), nxitës inovacioni dhe organizator i shumë eventeve të biznesit, njoftoi organizimin e Tirana Fintech Hive (TFH), në bashkëpunim me Bankën e Bashkuar të Shqipërisë (UBA) në datat 16-17 Nëntor.

Drejtori i Përgjithshëm i Bankës së Bashkuar të Shqipërisë, z. Amel Kovacevic, u shpreh:

“Shqipëria po zhvillohet me ritme më të mëdha. Mundësitë në startupe, përkatësisht ekosistemi fintech janë të pafundme. Por, është e domosdoshme të takosh personin e duhur për të kapur mundësinë e duhur. Tirana Fintech Hive do të jetë një vend, ku pjesëmarrësit mund të gjejnë mundësi dhe UBA është e lumtur që është pjesë e kësaj nisme. UBA do të ofrojë mbështetje për aktorët e ekosistemit brenda dhe jashtë Shqipërisë. Është momenti ideal që aktorët ndërkombëtarë të bashkëpunojnë dhe të shfrytëzojnë mundësitë në Shqipëri.”

Lexo: Droni i parë shqiptar vjen nga SKAITECH

TFH2022 do të zhvillohet më 16-17 nëntor 2022 dhe synon të trajtojë fushën e veprimit dhe mundësitë që ofron Fintech, duke bërë bashkë të gjitha palët e interesuara të ekosistemit në një pikë takimi.

Përgjatë një periudhe dy ditore, TFH2022 do të organizojë një shumëllojshmëri të gjerë programesh, duke përfshirë shkëmbime biznesi, panele të personalizuar dhe takime private, të gjitha nën temën e “Mundësive të Pashfrytëzuara të Shqipërisë”.

TFH2022 do të jetë një event ekskluziv, i përbërë nga startup të Fintech, institucione financiare, rregullatorë, investitorë dhe akademikë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0