Në prill, pasi Netflix raportoi humbjen e parë të abonentëve në një dekadë, drejtori ekzekutiv Reed Hastings zbuloi se kompania po kërkonte të prezantonte një version më të lirë, të mbështetur nga reklamat, pas vitesh refuzimi të reklamave.
Raportohet se versioni me reklama do të nisë më 1 nëntor në shumë vende duke përfshirë SHBA-në, Kanadanë, Britaninë e Madhe, Francën dhe Gjermaninë.
Netflix me reklama thuhet se do të kushtojë midis 7 dhe 9 dollarë në muaj, afërsisht gjysma e tarifës standarde të kompanisë, e cila kushton 15,50 dollarë në muaj. Reklamat nuk do të shfaqen gjatë shfaqjeve për fëmijë, raportoi më parë Bloomberg dhe abonentët nuk do të mund të shkarkojnë përmbajtje për t’i parë offline. Lexo më shumë: Netflix humbet 1 milion abonentë në 4 muaj
Ndryshimet vijnë në mes të të ashtuquajturave “luftëra të transmetimit” të shkaktuar nga opsionet e tjera për konsumatorët, duke përfshirë Apple TV Plus, Disney Plus, HBO Max, Peacock dhe Paramount Plus.
Një zëdhënës i Netflix tha se kompania është “ende në ditët e para të vendosjes se si të nisë një version me çmim më të ulët, të mbështetur nga reklamat”, duke shtuar se “asnjë vendim nuk është marrë”. theguardian
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.