Nëse do të dështoni, dështoni në mënyrë të zgjuar - Business Magazine Albania

Nëse do të dështoni, dështoni në mënyrë të zgjuar


Ju do të dështoni.

Është e pashmangshme – ne të gjithë kemi dështuar në diçka gjatë jetës tonë. Pyesni çdo sipërmarrës dhe ata do t’ju thonë të njëjtën gjë. Disa dështime janë masive, ngjarje të jetës të pashmangshme, por ka dhe dështime të tjera “të vogla” të cilat nuk kërkojnë që ju të jeni shumë vigjilent. Por të dy tipet e dështimeve kanë diçka të përbashkët:

Mund të mësosh prej tyre.

Howard Love, një investitor ëngjëll, autor i “Start-Up J-Curve” dhe themelues i lovetoknow.com dhe flexjobs.com është një përkrahës i madh i përfitimeve të dështimit. Në fakt, ai i ka kushtuar një kapitull të tërë kësaj teme në librin e tij.

“Kur vjen puna tek startup-et, unë i ndaj dështimet në dy kategori të ndryshme,” thotë Howard. “Ka dështime të sipërmarrjes, e cila duhet të shmanget me çdo kusht. Dhe këto janë dështimet që do t’ju ndodhin çdo ditë. Këto dështime do të vijnë tek ju si një “lumë” – ato nuk do të ndalen. Duke qenë në një startup, ju jeni në thelb duke u hedhur nga një dështim në tjetrin, me pak sukses në mes. Kjo është normale. ”

Pra çfarë rekomandon Howard të bëjmë për të përballuar dështimin?

1. “Përqafojeni” dështimin tuaj
“Ju duhet t’a shikoni dështimin si shokun tuaj,” këshillon Howard. “Kur dështimi vjen dhe produkti juaj nuk punon, ju duhet t’a pranoni këtë fakt – vetëm atëherë ju mund të merrni me të, t’a rregulloni dhe t’a ktheni në diçka që do të pëlqehet nga konsumatorët.”

Nëse ju e mohoni ose luftoni me dështimet e juaja është e mundur që sipërmarrja juaj do të dështojë. Në vend të kësaj, Howard rekomandon t’i pranoni dështimet tuaja dhe të ndërveproni me to në një mënyrë shumë profesionale, efikase, duke u siguruar që po mësoni prej tyre dhe t’i përdorni këto mësime për të krijuar atë që ju doni të bëni në të ardhmen.

2. Bëhu fleksibël
“Gjithmonë mbani mend misionin tuaj origjinal”, thotë Howard. “Mos harroni se çfarë ju shtyu në këtë sipërmarrje dhe çfarë ju pëlqen të bëni. Mos hiqni dorë kurrë tek kjo pjesë, por ju duhet të jeni shumë fleksibël me të gjitha specifikat përgjatë rrugës.”

Të mësosh nga dështimet do të thotë të jesh i hapur për të bërë disa ndryshime në planin apo modelin që ndiqni, jo vetëm në produktin tuaj. Sipërmarrja (sidomos sipërmarrja e suksesshme) kërkon shumë zhvillim, punë dhe maturi. Ju nuk shkoni atje për të refuzuar “të luani”.

Duke zhvilluar një marrëdhënie të shëndetshme me dështimet tuaja të pashmangshme, ju do të ndihmoni biznesin tuaj të rritet gjithmonë e më shumë.

Cila është gjëja më e madhe që ju keni mësuar nga një dështim dhe si e keni përdorur atë njohuri për të krijuar praktikat e biznesit tuaj? Mendoni për këtë gjë.

Burimi: entrepreneur.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #29 - Korrik 2022

Art në biznes & biznes me art

Ky numër vjen me tema të fushave të paprekura më parë nga ne.

Sipërmarrja gjendet kudo, ndaj këtë radhë u ndalëm tek industria e modës dhe kinematografia. Arti është një fushë ku mund të lulëzojnë shumë sipërmarrje të suksesshme. Përmes investimit në art, jo vetëm bëjmë biznes, por i shërbejmë shumë më tepër identitetit shqiptar, duke krijuar mundësi të promovohen e të njihen në tregje globale, vendi, kultura dhe tradita shqiptare. Pra, të hapet rruga edhe për turizëm dhe eksporte më të mëdha.

Sot vijmë me artikuj dedikuar modës, sfidave aktuale, ndikuar nga kriza e çmimeve të larta, por edhe mundësive për zbulimin e talenteve. Muza Competition, konkursi i artistëve të rinj u kurorëzua me 10 finalistë nga diaspora dhe fitoren e një vajze të re. E sapodiplomuar në Amerikë, Alisa Dudaj, spikati, duke treguar me punimet e saj talentin dhe vlerësimin e traditës. Businessmag beson tek talentet dhe synon të frymëzojë përmes tyre. Në fushën e artit ju mund të nisni një startup, ndaj në faqen kryesore sjellim stilisten e re.

Një tjetër industri që po lulëzon mes vështirësish është ajo e kinematografisë. Financat publike vendase janë të ulëta dhe kineastët kërkojnë vë…

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0