Nëse nuk të pëlqen aty ku je, ndoshta është koha për t'u larguar! - Business Magazine Albania

Nëse nuk të pëlqen aty ku je, ndoshta është koha për t’u larguar!


Më shumë se 50% e menaxherëve të rinj dështojnë brenda 18 muajve, sipas një studimi të botuar në Inc.com.

Një e treta e drejtuesve në kompanitë Fortune 500 nuk i kalojnë 3 vjet.

Arsyeja kryesore – ata largojnë personelin kyç.

“Njerëzit nuk lënë punët e këqija, ata lënë menaxherët e këqinj.”

Sipas Harvard Business Review trajtimi i punonjësve si mallra është edhe më i zakonshëm tani se kurrë më parë. Për sa kohë që trajtojmë punonjësit si mallra, si një mjet për të përfunduar një punë, ne kurrë nuk do të marrim besnikërinë e tyre.

Lexoni: Mënyra se si i trajtoni punonjësit përcakton të ardhmen tuaj!

Të gjithë dëshirojnë punonjës besnikë, por jo të gjithë janë të gatshëm të bëjnë atë që duhet për të fituar besnikërinë e tyre.

E gjitha fillon me procesin e punësimit.

Një rekrutues më thirri një herë dhe më tha se e dinte që unë kisha kohë që po kërkoja për dikë me disa aftësi specifike dhe se dikush që njihte i kishte ato aftësi. Ai gjithashtu më tha se nuk do të ishte nevoja që unë të paguaja tarifën e tij të rekrutimit, sepse kandidatja kishte një hendek të madh në rezymenë e saj dhe askush nuk dëshironte që ta punësonte atë.

Unë i thashë ajo që më intereson është që të më bëjë punën. Ajo i kaloi intervistat me sukses dhe përfundoi një punonjëse e shkëlqyer dhe shumë besnike. Një vit më vonë ajo më tregoi pse e kishte atë boshllëk në rezymenë e saj.

Ajo kishte një fëmijë me autizëm dhe burri i saj e braktisi atë dhe fëmijën e tyre. Ajo përfundoi duke mos punuar, sepse i duhej të kujdesej për fëmijën.

Nëse ne nuk kemi zemër, ne nuk meritojmë të jemi udhëheqës. Besnikëria e fituar duhet të mbahet me besnikëri.

Lexoni: Një punonjës i vlerësuar do të bëjë më shumë se sa pritet prej tij

Besnikëria është shkatërruar nga:

  • mungesa e vlerësimit dhe mbështetjes
  • mungesa e mundësive për t’u rritur dhe mësuar
  • mungesa e integritetit nga eprorët
  • mungesa e besimit dhe respektit
  • mungesa e njohjes dhe kompensimi i duhur financiar
  • kontroll i tepruar i njohur si mikromanagement

Punonjësit do të qëndrojnë besnikë nëse vlerësohen, besohen dhe fuqizohen.

/Oleg Vishnjepolsky/LinkedIn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0