Nëse dëshironi të lexoni 10 herë më shpejt, ky është aplikacioni që ju nevojitet - Business Magazine Albania

Nëse dëshironi të lexoni 10 herë më shpejt, ky është aplikacioni që ju nevojitet


Një person mesatarisht lexon rreth 200 fjalë për minutë (WPM). Një lexues i shpejtë lexon rreth 1500 fjalë për minutë. Kampioni me shpejtësi më të lartë leximi në botë është rreth 4,700 fjalë për minutë, por ne nuk do të shqetësohemi aq shumë për atë nivel në këtë artikull.

Lexoni: 7 arsye pse duhet të lexoni më shumë libra

Nëse supozoni që një artikull mesatarisht përmban 500-1,000 fjalë dhe një libër mesatarisht përmban 55,000-100,000 fjalë, atëherë një person lexon një artikull në 2,5-5 minuta dhe një libër në 275-500 minuta ose diku ndërmjet 4,5 dhe 8 orësh.

Megjithatë, një lexues i shpejtë mund të përfundojë tre artikuj në një minutë dhe një libër të tërë në 36-66 minuta (pra pak më shumë se një orë).

Imagjinoni nëse do të mund të rrisnit rezultatin tuaj të leximit në këtë nivel. Sasia e informacionit që do të mund të konsumonit mbi një lexues mesatar është mahnitëse. Gjatë një viti rezultati do të ishte:

  • 360 libra vs 30 librave
  • 30,000 artikuj vs 3,000 artikujve

Leximi është gur themeli i grumbullimit të informacionit. Nëse lexoni 10-12 herë më shpejt, mund të rezultojë në një hap të madh për karrierën dhe jetën tuaj personale.

Mënyra më e shpejtë për të përshpejtuar leximin

Aplikacioni që Business Magazine do ju prezantojë në këtë artikull do jetë një ndihmë mjaft e madhe për të lexuar shumë më shumë libra dhe shumë më shpejt. Kjo përmirëson shpejtësinë tuaj dhe ju mund të përshtatni shpejtësinë e preferuar dhe madhësinë e theksimit, duke përcaktuar se sa tekst do të shfaqet menjëherë.

Lexoni: 8 LIBRAT QË SIPAS RICHARD BRANSON TË GJITHË DUHET TI LEXOJNË

Outread ka një numër funksionalitetesh, duke përfshirë një direktori të integruar eBooks me libra klasikë dhe sinkronizim me Instapaper, Pocket dhe Pinboard. Një kalim i thjeshtë në “reading mode” do t’ju ndihmojë të lexoni më shpejt dhe më shumë.

Le të hedhim një sy në disa nga funksionalitetet kryesore të aplikacionit.

Krijimi i një liste leximi

Ju filloni duke krijuar një listë leximi, të cilën mund ta bëni nëpërmjet një prej shërbimeve si Pocket dhe iBooks, ose të zgjidhni nga historitë e ngarkuara në Outread.

Rregullimi i shpejtësisë së leximit

Ju gjithashtu mund të rregulloni shpejtësinë e leximit në krye në anën e djathtë. Teknika highlighting na jep mundësi që sytë tanë të lëvizin më me efikasitet përmes tekstit. Ofron një ritëm, i cili ul shpërqëndrimin dhe ju bën më të fokusuar.

Mund të filloni trajnimin tuaj me një mënyrë të preferuar leximi 

Ka dy mënyra për të mësuar të lexoni me shpejtësi. Ju mund të vini atë që ju përshtatet më së miri.

Ndiqni progresin tuaj në lidhje me shpejtësinë e leximit në çdo moment

Outread gjithashtu ju lejon të shikoni progresin tuaj ditor (dhe kohëzgjatje të tjera kohore).

Lexoni: 23 Librat që sipas Mark Zuckerberg të gjithë duhet t’i lexojnë

Thjesht instaloni Outread këtu për vetëm 2.99 $ dhe ju mund të filloni trajnimin dhe të lexoni 10 herë më shpejt.

Ky artikull ishte vetëm rreth 500 fjalë. Pra, po të ishit tashmë një lexues i shpejtë, do ta kishit lexuar me kohë… mendoni se çfarë mund të bënit në këto momente.

burimi: LifeHack

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0