Nëntor në Tiranë! - Business Magazine Albania

Nëntor në Tiranë!

Nëntor në Tiranë!

Muaji nëntor është vjeshta e vërtetë në Tiranë, është koha e xhaketave dhe çadrës me vete. Është muaji i festave kombëtare, muaji kuq e zi. Nëntori shijohet shumë bukur duke shëtitur nëpër pikat tërheqëse të kryeqytetit, Kalaja e Tiranës, Pazari i Ri dhe ish-blloku.

Vizita nëpër muzeume dhe galeri arti janë një ide e mirë për të kaluar kohën dhe parë gjëra interesante. Ndërsa fundjavave mund të bëni arratisje të shkurtra drejt rrethinave të Tiranës për të shijuar vjeshtën nëpër fermat agroturistike në Baldushk, Shëngjergj, Surrel etj.

Data të rëndësishme

28 nëntor

28 nëntori është festa më e madhe e kombit tonë. 28 nëntori i vitit 1912 është dita kur shqiptarët nga e gjithë Shqipëria, të bashkuar në Vlorë,shpallën Pavarësinë e Shqipërisë.

29 nëntor

29 nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë,një nga momentet më të rëndësishme të historisë së vendit tonë. Me 28-29 nëntor do të kujtohet 111 vjetori i pavarësisë dhe 79 vjetori i çlirimit të vendit.

Dita e çlirimit të Tiranës 17 nëntor

Kanë kaluar 79 vite që nga dita e çlirimit të kryeqytetit shqiptar, të Tiranës. “Rruga e Barrikadave” simbol i kësaj dite, ruan brenda vetes momente historike, të mbushua me krisma, klithma lufte dhe heronj. Në këtë ditë kanë flijuar veten 127 dëshmorë të cilët luftuan për një ideal ku ëndrra më e madhe e tyre ishte liria e vendit dhe e popullit.

Panairi i Librit 15-19 nëntor 2023

Panairi i përvitshëm i librit mbledh bashkë shtëpitë botuese nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, shkrimtarë, poetë, përkthyese dhe lexues, ku njihen me botimet e reja dhe një mundësi e shkëlqyer për të blerë libra me çmime të reduktuara. Panairi organizohet në Pallatin e Kongreseve, nga ora 09.00 deri në orën 20.00

Hyrja falas!

Evente te tjera

Street Food Festival zhvillohet nga 15 deri 20 nëntor

Java Globale e Sipërmarrjes në Shqipëri, në 13-19 Nëntor!

The Digi Returnees, game-changers and the impact to the digi development, në 16 nëntor

Diaspora në Mbështetjen e Grave Sipërmarrëse Shqiptare, në 16 nëntor

Forumi Ekonomik Ballkanik 2023 është një konferencë në shkallë më të gjerë që zhvillohet më 17 nëntor në Tiranë,  në Maritim Plaza Hotel.

Dita e Arbëreshëve dhe Samiti III i Diasporës më 22-23 nëntor në Tiranë

Qasje në financim për kompanitë e reja, në 24 nëntor.

Plot e përplot aktivitete të tjera  priten të organizohen nga Bashkia e Tiranës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0