Qasje në financim për kompanitë e reja - Business Magazine Albania

Qasje në financim për kompanitë e reja

Qasje në Financim për Kompanitë e Reja
24-11-2023 10:00:00 Join

Frankfurt School of Finance & Management, në bashkëpunim me German Development Bank (KfW) dhe TechSpace, zhvillon sesionin informues mbi mundësitë e financimit të startup-eve.

Ky sesion informues do të ofrojë njohuri për mbështetjen dhe mundesite e akses në financim për Startup-et. Gjithashtu, do të ofrojë një mundësi për t’u përfshirë në diskutime me institucionet financiare që janë të specializuara në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve financiare për këtë kategori dinamike biznesi.

Detajet janë si më poshtë:

• Data: 24 Nëntor 2023

• Ora:   10:00 – 12:30

• Vendndodhja: TechSpace, Rruga Papa Gjon Pali II, No. 3, Tiranë (Pranë AKSHI).

Gjatë aktivitetit, ju do të keni mundësinë të mësoni rreth opsioneve të financimit dhe mbështetjes në dispozicion të startup-eve në rrugën e tyre drejt suksesit.

Parashikohet një seancë produktive dhe tërheqëse, ku do të keni mundësinë të lidheni me përfaqësues të institucioneve financiare si dhe mundësitë e ofruara nga TechSpace. Kjo do t’ju krijojë lidhje të vlefshme dhe potencialisht të eksploroni bashkëpunime që mund të nxisin rritjen e startup-it tuaj.

Ju lutemi regjistrohuni në https://forms.office.com/e/Tj7u4WVfNx dhe konfirmoni pjesëmarrjen tuaj.

Meqenëse vendet janë të kufizuara, ju lutemi të rezervoni vendin tuaj menjëherë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0