Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Coca-Cola HBC Kosova dhe Kolegji Universum - Business Magazine Albania

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Coca-Cola HBC Kosova dhe Kolegji Universum


Coca-Cola HBC Kosova dhe Kolegji Universum, në vazhdën e bashkëpunimeve, dje nënshkruan edhe një marrëveshje bashkëpunimi. Me këtë synohet që studentëve të Kolegjit Universum, t’u ofrohet mundësi për këshilla praktike në Coca-Cola HBC Kosova. Përveç kësaj, Coca-Cola HBC Kosova dhe Kolegji Universum do të realizojnë edhe disa projekte të përbashkëta në të mirë të të dyja palëve.

Në emër të Kolegjit Universum unë jam shumë mirënjohës për bashkëpunimin e vazhdueshëm që kemi pas ndër vite me Coca-Cola HBC Kosova. Ndërkaq nënshkrimi i kësaj marrëveshje është edhe zyrtarizim i thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë. Kjo për ne është shumë e mirëpritur, veçanërisht kur kemi faktin që studentët në përgjithësi kanë nevojë për anën praktike, në mënyrë që të jenë sa më të kompletuar për tregun e punës”, tha përfaqësuesi i Kolegjit Universum, Uran Rraci.

Në anën tjetër, përfaqësuesi i Coca-Cola HBC Kosova, Kreshnik Sinani, theksoi se “Nënshkrimi i memorandumit të sotëm me Kolegjin Universum, edhe njëherë konfirmon se kemi vizion të qartë për zhvillimin e korporatës në çdo aspekt. Më konkretisht stafi akademik është pika në të cilën jemi duke investuar dhe për këtë po besojmë që një shtytje drejt zhvillimit, do t’a arrijmë përmes bashkëpunimit me Universum-in. Pra studentët e këtij Kolegji jo vetëm që mund të marrin këshilla për punën dhe industrinë nga ne, por ata mund të jenë kandidatë potencial për t’iu bashkëngjitur ekipit tonë të Coca-Cola HBC Kosova”.
nenshkruhet-marreveshje-bashkepunimi-mes-coca-cola-hbc-kosova-dhe-kolegji-universum-businessmag
Cola-Cola HBC Kosova dhe Kolegji Universum zotohen se zbatimi i kësaj marrëveshje do të jetë frytdhënës dhe se rezultatet e saj do të shihen shumë shpejt.

 

burimi: zëri.info

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0