Në vitin 2021 vjen makina pa timon - Business Magazine Albania

Në vitin 2021 vjen makina pa timon


Makinat e autopilotuara janë e ardhmja e këtij sektori dhe kur thuhet e ardhmja, nuk bëhet fjalë për shumë larg.

Prodhuesit më të mëdhenj të automjeteve janë vënë në garë me kohën për të dalë me një mjet të tillë dhe Ford tashmë ka dalë me një datë konkrete.

Gjiganti amerikan i prodhimit të makinave njoftoi se në vitin 2021 do të prodhojë në masë makina ‘të pavarura’ dhe ka aq besim tek realizimi i këtij objektivi me sukses sa thotë që do t’i nxjerrë edhe pa timon fare.

“Kemi hyrë në një epokë transformimi të shoqërisë dhe duhet t’i përshtatemi asaj. Siç mund ta imagjinoni, përvoja brenda një makine pa drejtues, ku nuk ke nevojë të bësh asgjë për ta bërë atë që të ecë, është e jashtëzakonshme. Në vend të kësaj mund të shfrytëzosh rrugën për në punë, shkollë, shtëpi apo pushime për të bërë diçka tjetër, si të lexosh, argëtohesh apo punosh ndërsa makina bën gjithçka për ty”, deklaroi për BBC, Mark Fields, presidenti i kompanisë Ford.

Ford është e para që del me një program kaq ambicioz, por jo e vetmja në këtë fushë, ku operon Tesla dhe kanë shfaqur ambiciet edhe shumë kompani të tjera, prodhues automjetesh e gjigantë teknologjikë, si në rastin e Google apo Apple.

 

burimi: top-channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0