Në Shqipëri në pesë vitet e fundit është aplikuar në 85 raste për mbrojtje të një shpikjeje. - Business Magazine Albania

Në Shqipëri në pesë vitet e fundit është aplikuar në 85 raste për mbrojtje të një shpikjeje.

 

Të dhënat zyrtare tregojnë se këto aplikime janë bërë nga studentë, biznese apo individë.

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale raporton se është sektori i patentave dhe modeleve të përdorimit, që ka si detyrë funksionale regjistrimin e aplikimeve të objekteve të pronësisë industriale si patentat e shpikjeve, dhe modelet e përdorimit si dhe administrimin e regjistrave te këtyre objekteve ku edhe janë paraqitur aplikimet.

“Në 5 vitet e fundit ka pasur 85 aplikime për patentë kombëtare dhe 11 aplikime për model përdorimi me aplikantë shtetas shqiptarë dhe të huaj nga të cilat: 8 aplikime kanë ardhur nga student; 19 aplikime kanë ardhur nga biznesi; 69 aplikime kanë ardhur nga individë”, vlerëson DPPI.

Por cilat janë fushat që i përkasin më shumë këto aplikime për patentat e shpikjeve dhe modeleve të përdorimit. Të marra më vetë sipas fushave dominojnë më shumë ato të nevojave njerëzore, mekanike dhe inxhinierike të dytat dhe në vend të tretë ato të fushës elektronike.

“Aplikimet kombëtare janë kryesisht të fushave si më poshtë: 16 patenta janë të fushës mekanike/inxhinierike; 8 patenta janë të fushës kimike/metalurgjike; 13 patenta janë të fushës elektronike/elektroteknike; 7 patenta janë të fushës teknologji dixhitale; 5 patentë është e fushës së ndërtimit; 5 patenta janë të fushës farmaceutike; 2 patenta janë të fushës industrisë ushqimore; 22 patenta janë të fushës për nevoja njerëzore” sqaron institucioni.

Kjo e fundit jep detaje edhe mbi modelet e përdorimit ku nënvizon “se gjatë periudhës 2018-2022 ka pasur gjithsej 11 aplikime për model përdorimi nga të cilat janë lëshuar 4 certifikata për model përdorimi dhe 7 aplikime janë në proces ekzaminimi. Modelet e përdorimit janë quajtur dhe patenta të vogla pasi ato përbëjnë risi dhe janë fryt i punës krijuese të shpikësit”.

Gjatë vitit 2022 aplikimet sipas llojeve janë renditur në publikim të Drejtorisë ku ndër të tjera: 1) Pedalone e çmontueshme (portabel) me elektromotor dhe dinamo; 2) Mbështetëse ekologjikisht miqësore për bime; 3) Pajisje multifunksionale me element aplikues; 4) Lavazh-parkim dhe pastrim 5) Hy-point (“hygene point ose pike higjenizimi) 6) Kuti paralelepipedë e kthyeshme dhe e palosshme; 7) Disifektant inteligjent i duarve (smart hand clean s.h.c) ; 8) Shishe vere prej qeramike; 9) Kartrixhe për një lëng te presuar; 10) Cut clo; 11) Kllapa për ankorimin jashtë murit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0