Në iPhone ndizet papritur një dritë e vogël portokalli ose e gjelbër, a e dini se përse ndodh kjo? - Business Magazine Albania

Në iPhone ndizet papritur një dritë e vogël portokalli ose e gjelbër, a e dini se përse ndodh kjo?

telefon

A keni menduar ndonjëherë se çfarë fshihet pas pikës së gjelbër dhe portokalli e cila ndizet në telefonin tuaj iPhone?

Ato shfaqen krejt papritur, por në fakt ka një arsye për këtë. Apple thotë se janë një paralajmërim. Dritëzat lajmërojnë ndezjen e mikrofonit ose të kamerës. Ky funksion është shtuar përmes përditësimit të iOS 14 në 2020.

                                                                         

Drita e gjelbër paralajmëron që vetëm kamera, ose kamera dhe mikrofoni po përdoren nga një aplikacion në iPhone tuaj. Mjafton të hyni në aplikacionin e kamerës dhe do të shihni se drita e gjelbër do të shfaqet, ndërsa kur dilni zhduket.

                                                                         
Nëse papritur iu është ndezur drita e gjelbër, kjo tregon që është aktivizuar vetëm mikrofoni. Ju mund të hyni në Control Centre për të parë cili aplikacion po përdor mikrofonin apo kamerën tuaj. Aktivizimi i kamerës apo mikrofonit jo domosdoshmërisht ka qëllim të keq. Për shembull, nëse doni të bëni foto në Instagram duhet që aplikacioni të ketë akses tek kamera apo nëse do të dërgoni një mesazh zanor në WhatsApp, nevojitet aktivizimi i mikrofonit.

                                                                             

Apple ka një siguri të madhe pasi të gjitha kontrollohen përpara se të dalin në App Store.  Nëse dyshoni që ka diçka që nuk shkon, kontrolloni aplikacionin në Settings dhe në rast se nuk bindeni, mjafton ta fshini.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0