Në 2021, Samsung do të zhvillojë në mënyrë aktive seritë Galaxy sipas preferencave të klientëve dhe do të sfidojë përvojat celulare - Business Magazine Albania

Në 2021, Samsung do të zhvillojë në mënyrë aktive seritë Galaxy sipas preferencave të klientëve dhe do të sfidojë përvojat celulare

Samsung

Në postimin e tij të fundit në blog, Presidenti dhe Drejtori i Komunikimeve Celulare në Samsung Electronics TM Roh u kthye pas në kohë përgjatë vitit 2020 për të parë të gjitha risitë që Samsung u ka ofruar klientëve. Në një deklaratë, ai njoftoi se vitin e ardhshëm pajisjet do të përqendrohen në përmirësimin e opsionit të asaj që quhet ‘multitasking’, kamerës dhe videos, teknologjinë fold, inteligjencën artificiale, jetëgjatësinë e baterisë, personalizimin dhe lidhjen me pajisjet e tjera. Për më tepër, nga fjalët e tij është e mundur të ndjehet ardhja e një smartphone të ri Galaxy që do të përmbajë të gjitha tiparet e preferuara të serisë, dhe si një simbol i zhvillimit të mëtejshëm të teknologjisë në kompaninë, u veçua Samsung Galaxy Z Fold2.

“Kur mendova se nuk mund të fiksohesha më me teknologjitë e reja, 2020 më tregoi se isha gabim. Në një çast, ne duhet të mësoheshim me normalen e re dhe të bëheshim më fleksibël, dhe kjo u bë e mundur nga teknologjia”, pohoi presidenti TM Roh.

Një përmbledhje e vitit 2020

Duke theksuar se Samsung është bërë një lider në teknologjitë 5G, TM Roh njoftoi se tani po punojnë intensivisht në zbulimet e reja 5G, aftësitë e inteligjencës artificiale dhe teknologjinë IoT, që do të përshtaten plotësisht me nevojat e përdoruesve.

“Vizioni ynë i pajisjeve inteligjente që lidhen lehtësisht me telefonët inteligjentë është bërë realitet. Tani 5G është në qendër të vëmendjes për të cilën kemi punuar në mënyrë aktive për dhjetë vjet. Në 2019, ne lançuam pajisjet e para komerciale 5G Galaxy S10 5G dhe Galaxy Tab S6 5G, dhe tani është e mundur të gjesh deri në 20 pajisje 5G në portofolin tonë,” thotë TM Roh.

Në njoftimin e tij, TM Roh gjithashtu përmendi risitë në teknologjinë e smartphone-ve të palosshëm të krijuar, nga Galaxy Fold, Galay Z Flip deri tek Galaxy Z Fold2 më i fundit. Në njoftim, ai specifikisht i referohej Galaxy Z Fold2 si një shembull i një pajisjeje që përfaqëson vizionin e zhvillimit të kompanisë për 2021.

Gjithashtu, Presidenti dhe Drejtori i Komunikimeve Celulare në Samsung Electronics shpjegoi se si Samsung e ka bërë botën një vend më të mirë dhe më të qëndrueshëm për të jetuar, me teknologjinë e tij: “Në partneritet me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ne kemi promovuar hapur 17 qëllimet globale të zhvillimit të qëndrueshëm në më shumë se 80 milion smartphone. Ne kemi treguar gjithashtu anën humanitare kur mobilizuam komunitetin Galaxy përmes aplikacionit Samsung Global Goals”.

Lezo: Skano & Paguaj, shërbimi i ri inovativ në Raiffeisen ON Mobile

Të rejat për vitin 2021

Gjatë njoftimit, TM Roh njoftoi atë që Samsung po përgatit për vitin e ardhshëm: “Nga telekomunikaconi, festimet virtuale, lojërat deri te shijimi i përmbajtjes tuaj të preferuar, formati i videos është bërë më i rëndësishëm se kurrë – për videot në smartphone-t Samsung, 2021 do të jetë një vit vërtet epik. ”

TM Roh shpjegoi se Samsung po punon shumë për të zgjeruar aftësitë e inteligjencës artificiale në mënyrë që pajisjet Galaxy të mësojnë vazhdimisht zakonet e përdoruesve. Për më tepër, inxhinierët e zhvillimit po punojnë intensivisht në opsione më të përparuara të kamerës, jetëgjatësinë e baterisë dhe hapësirën e ruajtjes, optimizimin e ekranit etj. Ka gjithashtu plane për të zgjeruar aftësitë e personalizimit të pajisjes për të inkurajuar përdoruesit të jenë më produktivë dhe të kenë një sens më të mirë argëtimi. “Në bashkëpunim me ekspertë, ne kemi përmirësuar tashmë teknologjitë si UWB dhe së shpejti do të paraqesim mundësitë e pabesueshme të lidhjes me makinat inteligjente, si dhe gjetjen e sendeve personale – nga çelësat deri te kuletat.”

Galaxy i ri në horizont?

Në fund të postimit të tij në blog, TM Roh premtoi se Samsung do të vazhdojë të zhvillojë teknologji moderne fold dhe kamerën, si dhe pajisje Galaxy sipas preferencave të përdoruesve. “Ne u kemi kushtuar vëmendje veçorive të preferuara Galaxy bazuar në përvojën e përdoruesit, prandaj ne jemi shumë të ngazëllyer për t’i integruar ato në modelet tona të reja. Samsung gjithmonë do të thyejë pa u lodhur, kufijtë e teknologjisë sepse zgjidhjet moderne kufizohen vetëm nga imagjinata jonë”, përfundoi Presidenti dhe Drejtori i Komunikimeve Celulare në Samsung Electronics, TM Roh.

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0