Skano & Paguaj, shërbimi i ri inovativ në Raiffeisen ON Mobile - Business Magazine Albania

Skano & Paguaj, shërbimi i ri inovativ në Raiffeisen ON Mobile

Në kuadër të inovacionit të vazhdueshëm, Raiffeisen Bank ofron shërbimin më të ri inovativ Skano & Paguaj në Raiffeisen ON Mobile, me anë të të cilit klientët që janë përdorues të aplikacionit Raiffeisen ON kanë mundësi të kryejnë blerje në një numër të gjërë tregtarësh dhe dyqanesh brenda vendit.

Mënyra më e lehtë, e shpejtë dhe e sigurt duke skanuar një imazh QR te krijuar gjatë pagesës, për të kryer të gjitha blerjet vetëm në pak sekonda.

Ky shërbim lindi nga partneriteti me Symmetric një Fintech që në 2018, u zgjodh fitues i konkursit lokal Elevator Lab, organizuar nga Raiffeisen Bank me zgjidhjen e saj të pagesës Openpay (Peer-to-Business) që u mundëson klientëve me pakicë që të paguajnë menjëherë tregtarët, duke përdorur telefonat e tyre të smarphone.

Lexo: Mbyllet Elevator Lab, 3 fitues sigurojnë mbështetje

Përdorimi i këtij shërbimi aktualisht nuk ofrohet vetëm në dyqanet fizike, por edhe në dyqanet online nëpërmjet faqes së tyre ëebsite.

Disa përfitime thelbësore që ofron Scan and Pay (Skano dhe Paguaj) janë:

  • Shërbimi ofrohet falas për të gjithë klientët individë.
  • Transferimi i menjëhershëm dhe i sigurt i pagesës nga llogaria e klientit në llogarinë e tregtarit.
  • Komisione më të ulëta në krahasim me pagesat me kartë
  • Verifikimi i pagesës në kohë reale dhe raport analitik i transaksioneve
  • Multi funksional (ECR, E-Commerce, EFT POS, Mobile)
  • Mund të integrohet direkt ne pikat e shitjes te tregtarëve
  • Limite më të larta në përdorim

Si mund të kryhen blerjet me “Skano & Paguaj” nga Raiffeisen ON?

Në rastet e një dyqani fizik, klienti zgjedh produktet që dëshiron dhe paraqitet pranë arkës së dyqanit. Arkëtari regjistron produktet dhe në ekranin e arkës do të shfaqet kodi QR, për t’u skanuar nga Raiffeisen ON mobile. Klienti hap aplikacionin Raiffeisen ON dhe klikon mbi opsionin Skano & Paguaj për të skanuar kodin QR të shfaqur në ekranin e arkës. Detajet e faturës do të shfaqen në aplikacion dhe më pas klienti konfirmon pagesën. Në momentin që klienti konfirmon pagesën, mesazhi i pagesës së suksesshme shfaqet njëkohësisht në aplikacionin e klientit dhe në ekranin e arkës.

Në rastet e një dyqani online, klienti zgjedh produktet që dëshiron dhe i ruan ato në shport. Me pas zgjedh të paguaj produktet nëpërmjet Skano & Paguaj dhe në faqen e dyqanit do të shfaqet kodi QR për t’u skanuar nga Raiffeisen On mobile. Klienti hap aplikacionin Raiffeisen ON dhe klikon mbi opsionin Skano & Paguaj për të skanuar kodin QR dhe më pas për të konfirmuar pagesën. Mesazhi i pagesës së suksesshme shfaqet njëkohësisht në aplikacionin e klientit dhe në faqen e dyqanit.

Kjo është një mundësi fantastike edhe për vetë tregtarët dhe klientët. Ndërkohë ofrohen edhe mënyra të ndryshme të pagesës në cdo moment, pa pasur nevojë për përdorimin e kartës apo cash-it. Përfaqësuesit e kompanisë thonë se, “Jemi gjithmonë një hap përpara, sepse në një botë që shkon drejt digjitalizimit ne përcjellim inovacionin dhe sigurisht që japim alternativa të ndryshme financiare”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0