NGA CARMINE GALLO
Në një dokumentar të ri të Netflix-it rreth jetës së tij, Arnold Schwarzenegger pyetet për sekretin e suksesit të tij të mahnitshëm si bodybuilder, aktor dhe politikan. Schwarzenegger përgjigjet me një fjalë që e përsërit gjatë serisë me tre pjesë. Vizioni.
“Gjithë jetën time, unë kisha një talent të pazakontë për të parë gjërat shumë qartë përpara meje,” shpjegon Schwarzenegger. “Nëse mund të shihja diçka në mendjen time, mendoja se duhet të jetë e arritshme. Nuk ka dyshim se mund të bësh realitet vizionin tënd.”
Hapat që Schwarzenegger mori për të kthyer ëndrrat e tij në arritje të dukshme, ofrojnë një plan që do të të çojë nga vendi ku je sot në atë ku e imagjinon veten tënde.
Hapi 1: Krijo imazhe specifike në mendjen tënde.
Ndërmarrësit, nga natyra, përpiqen të bëjnë gjëra jashtë normës. Prandaj, ata duhet të përdorin imagjinatën e tyre për të ndërtuar një jetë që është larg nga e zakonshmja. Duke u rritur në fshatin e vogël Thal të Austrisë, Schwarzenegger kishte një dëshirë prej sipërmarrësi, por pak shembuj për të imituar. Kështu, ai krijoi një imazh mendor të një jete më të mirë.
Ai ndërtoi një grup mentorësh, edhe pse nuk i njihte personalisht. Schwarzenegger mbuloi muret e dhomës së tij me figura të Reg Park, një bodybuilder anglez i kthyer aktor. “Nëse ai mundi ta arrinte nga Leeds, Anglia, atëherë unë mund të largohesha dhe të bëja ëndrrat e mia të vërteta”, kujton Schwarzenegger.
Schwarzenegger përsosi vizionin e tij deri sa ishte shumë specifik. Ai do të fitonte titullin e Mr. Universe, do të shkonte në Hollywood dhe do të luante filma. “Besova 100 përqind se do të arrija objektivat e mia. Nëse mund ta shohësh dhe ta besosh atë, atëherë mund ta arrish.”
Në vitin 2003, CBS më punësoi për të mbuluar fushatën e Arnold Schwarzeneggerit për guvernator të Kalifornisë. Dëshiroja të largohesha nga gazetaria gjatë asaj periudhe dhe të filloja praktikën time, por vizioni im ishte i paqartë. Pas dëgjimit të Schwarzeneggerit që fliste për rëndësinë e një vizioni specifik, shkrova deklaratën time të vizionit: “Të jem trajner i komunikimit për markat më të admiruara në botë.”
Saktësia rriti vetëbesimin tim. Hapi tjetër ishte zbatimi i planit.
Lexo:ChatGPT në hetim për rreziqet rreth përgjigjeve të rreme
Hapi 2: Kthe ëndrrën tënde në realitet.
Kur Schwarzenegger vendosi të bëhej Mr. Universe, ai planifikoi hapat e sakta që do të duhej të ndërmerrte për të kthyer ëndrrën në realitet. Ai shkonte në palestër dhe merrte pjesë në konkurse lokale.
Së fundi, dy binjakë identikë, të quajtur Amen dhe Ausar Thompson, shkruan histori në NBA, duke u bërë vëllezërit e parë të zgjedhur nga pesë skuadrat e para në të njëjtin vend. Duke shfaqur në The Today Show, vëllezërit ndanë një panel vizioni që e kishin bërë që fëmijë.
Vizioni ishte “të bëheshim lojtarët më të mëdhenj në NBA të gjithë kohërave.”
Por, një vizion nuk ka kuptim pa hapa konkrete për ta bërë atë të ndodhë. Prandaj, vëllezërit Thompson shtuan një listë të gjatë aktivitetesh që duhet të “bëhen çdo ditë”. Për shembull, “ec 2 milje duke dribluar me dorën e majtë” dhe “punë mbi driblimin për një orë.”
Krijimi i një vizioni bindës dhe më pas marrja e hapave për ta realizuar është një shembull i “kthimit të inxhinierisë” së jetës suaj. Filloni me fundin në mendje për të mbajtur motivimin gjatë procesit të vështirë të thyerjes së kufijve.
Hapi 3: Kapërce malin tjetër.
Schwarzenegger thotë se njëri nga heroinët e tij është Edmund Hillary, dhe jo për shkak se eksploratori ishte ndër alpinistët e parë që arriti në majën e Everestit. Schwarzenegger e admiron Hillary për mendësinë e tij.
Hillary tha njëherë, “Ndërsa isha në majë të Everestit, shikoja në anën tjetër të luginës drejt kulmit të madh Makalu dhe punova në mëndje një rrugë se si mund të arritej.”
Hillary gjithmonë fokusohet në malin tjetër. Mendësia e Hillary e frymëzoi Schwarzeneggerin për të gjetur një qëllim tjetër pasi ai kishte mbizotëruar në fushën e bodybuilder. Aktrimi dhe politika do të ishin majat e ardhshme për tu kapërcyer.
Mund të rritesh aq sa të lejon vizioni yt.
Schwarzenegger e quan aftësinë për të parë të ardhmen e tij në mënyrë të qartë një “talent të pazakontë”, por unë besoj se talenti ndodhet në çdo person. Vetëm duhet të ndjekësh hapat për të zhbllokuar fuqinë e tij.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.