Ndryshimi mund të fillojë nga të menduarit ndryshe, qoftë nga një mendim i vetëm ndryshe - Business Magazine Albania

Ndryshimi mund të fillojë nga të menduarit ndryshe, qoftë nga një mendim i vetëm ndryshe

Ndryshimi mund të fillojë nga të menduarit ndryshe, qoftë nga një mendim i vetëm ndryshe. Gjatë fillimit të vitit, një pjesë e madhe prej nesh mendojnë në lidhje me objektivat kryesorë që duan të arrijnë gjatë 2023
Prandaj të gjithë ju që doni të bëni diçka ndryshe gjatë 2023, më poshtë do të lexoni thëniet e disa prej njerëzve të rëndësishëm në periudha të ndryshme kohore, të cilat mund të kenë vërtet ndikim për mirë.

  1. Oprah Winfrey

“Mos u bëni pjesë e historisë që kanë krijuar të tjerët. Hidhuni në një periudhë të re të cilën e krijoni ju vetë me dëshirë të plotë”.

  1. Sheryl Sandberg

“Mos u stepni përballë një vështirësie, apo përballë një sfide, sepse janë pikërisht ato që nxjerrin në pah atë që ju jeni në të vërtetë”.

  1. Henry Ford

“Edhe nëse mendoni se mundeni apo edhe nëse mendoni se nuk mundeni, ju gjithsesi keni të drejtë”

  1. Nënë Tereza

“Të vetëm nuk mund ta ndryshoni botën, por ama mund të vendosni një gur i cili të ndikojë pozitivisht në këtë ndryshim”.

  1. Ralph Waldo Emerson

“ Personi që ju jeni destinuar të bëheni, është pikërisht personi që ju vendosni vetë të bëheni.

  1. Maya Angelou

“Nëse ju nuk e pëlqeni diçka, ndryshojeni. Nëse nuk e ndryshoni dot, atëherë ndryshoni qëndrim ndaj saj”.

  1. Albert Einstein

“Një person i cili nuk ka bërë asnjë gabim është një person i cili kurrë nuk ka guxuar për asgjë”.

  1. Golda Meir

“Mos u dorëzoni kurrë pa arritur ato synime që i keni vënë vetes.”

  1. Estée Lauder

“Gjithçka kam arritur në jetë nuk ka qenë vetëm nga dëshira e mirë por mbi të gjitha nga puna e palodhshme”

  1. Dolly Parton

“Nëse nuk ju pëlqen rruga në të cilën po ecni, ndryshojeni atë dhe nisni një rrugë tjetër”.

  1. Mark Twain

“20 vjet më vonë ju do të jeni më të zhgënjyer me veten për të gjithë ato gjëra që nuk provuat sesa për ato gjëra që provuat, në të cilat edhe mund të keni dështuar, prandaj nëse nuk doni që pas dy dekadash të mendoni ‘po sikur…’ hidhuni në veprim tani. Eksploroni, ëndërroni, zbuloni”.

  1. Norman Vincent Peale

“Ndryshoni mendimet tuaja dhe kështu do të ndryshoni dalëngadalë botën.”

  1. Shonda Rhimes

“ Ju mund ta kaloni të gjithë jetën tuaj duke vendosur kufij dhe barriera, ose mund ta jetoni atë duke i kaluar ato”.

  1. Theodore Roosevelt

“Nëse mendoni që mundeni, atëherë keni bërë hapin më të madh, dhe pjesa tjetër do t’ju duket shumë e lehtë për t’u realizuar”.

  1. Erica Jong

“Nëse nuk rrezikoni fare, dijeni se rrezikoni shumë më shumë”.

  1. Lucille Ball

“Më mirë të rrezikoj sesa të pendohem se nuk ka rrezikuar fare”.

  1. Michael Jordan

“Kam humbur rreth 9,000 goditje, rreth 300 ndeshje, dhe 26 herë është menduar se unë e kisha të fituar ndeshjen dhe në fund e kam humbur atë. Kam humbur herë pas here gjatë gjithë karrierës sime, dhe janë pikërisht këto dështime çelësi i suksesit tim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mos pranoni thërrimet. Kemi lindur gra dhe jo milingona.”
— Marilyn Monroe
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0