“Po ndërtojmë të ardhmen e njerëzimit”, plani gjigant i Sam Altm... - Business Magazine Albania

“Po ndërtojmë të ardhmen e njerëzimit”, plani gjigant i Sam Altman trondit industrinë e teknologjisë

Sam Altman, CEO i OpenAI, ka zbuluar planet më ambicioze ndonjëherë të kompanisë që qëndron pas ChatGPT, duke paralajmëruar se bota po hyn në një epokë të re teknologjike, të krahasueshme me Revolucionin Industrial.

Në një intervistë për Forbes, Altman tha se OpenAI synon të investojë deri në 1.4 trilionë dollarë gjatë tetë viteve të ardhshme për ndërtimin e qendrave të të dhënave dhe çipave të inteligjencës artificiale, për të përballuar kërkesën globale në rritje.

ChatGPT ka arritur tashmë mbi 800 milionë përdorues aktivë në javë, ndërsa OpenAI raportohet se ka gjeneruar mbi 13 miliardë dollarë të ardhura vjetore dhe vlerësohet në rreth 500 miliardë dollarë, me bisedime në zhvillim për një raund të ri investimesh që mund ta çojë vlerën në 750 miliardë dollarë.

Altman pranoi se kompania po shkon drejt zgjerimit ekstrem: nga ndërtimi i çipeve të saj AI, te robotët humanoidë për fabrika, pajisje inteligjente të reja në bashkëpunim me dizajnerin legjendar Jony Ive, deri te një platformë sociale konkurruese me X. Ai deklaroi se OpenAI po punon drejt krijimit të një sistemi që mund të kryejë vetë kërkim dhe inovacion, duke e quajtur këtë hap “një pikë kthese për njerëzimin”.

Në planin politik dhe ekonomik, Altman u shfaq edhe në Shtëpinë e Bardhë përkrah Donald Trump, Larry Ellison dhe Masayoshi Son, për të shpallur Projektin Stargate, një investim prej 500 miliardë dollarësh në infrastrukturë AI në SHBA.

Megjithatë, ambicia e Altman nuk ka kaluar pa kritika. Ekspertë të teknologjisë dhe partnerë strategjikë si Satya Nadella i Microsoft theksojnë se njerëzimi është ende larg arritjes së Inteligjencës Artificiale të Përgjithshme (AGI), ndërsa brenda OpenAI ka shqetësime për ritmin e shpejtë dhe zgjerimin e njëkohshëm në shumë fronte.

Pavarësisht skepticizmit, Altman mbetet i bindur se e ardhmja e AI do të jetë më e madhe se çdo revolucion teknologjik i deritanishëm. Madje, ai ka deklaruar se një ditë do të ishte i gatshëm t’ia dorëzonte drejtimin e OpenAI vetë një inteligjence artificiale.

“Po shkojmë drejt një bote ku AI do të krijojë vetë inovacion. Shumica e njerëzve ende nuk e kanë kuptuar se çfarë do të thotë kjo,” u shpreh Altman.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0