Ndalimi i produkteve të Huawei, ja çfarë do të thotë për vetë kompaninë dhe SHBA - Business Magazine Albania

Ndalimi i produkteve të Huawei, ja çfarë do të thotë për vetë kompaninë dhe SHBA

~4 minuta lexim


Huawei është duke u përballur me një ndalim të produkteve të saj në SHBA nga frika se mos teknologjia e saj po përdoret për të spiunuar për qeverinë kineze.

Qeveria e SHBA bëri dy njoftime që kërcënojnë mundësinë e Huawei për të bërë biznes në SHBA dhe jashtë vendit. Së pari, Departamenti i Tregtisë në SHBA e vendosi Huawei në një “listë entiteti” që ndalon furnizuesit amerikanë të shesin komponentë apo pjesë të Huawei pa miratimin e qeverisë, sipas Reuters.

Lexoni: Huawei premton një smartfon 5G sa gjysma e çmimit të rivalëve

Përveç kësaj, Presidenti Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që ndalon blerjen e pajisjeve të prodhuara nga jashtë që konsiderohen një rrezik për sigurinë kombëtare, duke hedhur themelet për të ndaluar në mënyrë efektive telekomin amerikan nga përdorimi i pajisjeve Huawei në rrjetet e tyre.

Veprimet e administratës Trump janë në përgjigje të frikës se mos teknologjia e Huawei po përdoret për të spiunuar për qeverinë kineze, por kjo është gjithashtu një lëvizje tjetër në luftën në rritje të tregtisë amerikane me Kinën.

Çfarë do të thotë një ndalim i produkteve për Huawei? Nëse Huawei nuk mund të mbështetet më në furnizuesit e SHBA, mund të shohë vonesa në dërgesat e smartfonëve, ndërkohë që përpiqet të gjejë partnerë të rinj të zinxhirit të furnizimit, rrezikon që rivalët të rimarrin pjesën e tregut.

Çfarë do të thotë një ndalim i produkteve për SHBA? Një ndalim për pajisjet Huawei mund të dëmtojë tregun 5G të SHBA, pasi Huawei konsiderohet të jetë një udhëheqës global. Duke ndaluar produktet e Huawei, SHBA jo vetëm që humbet nga zgjidhjet 5G të kompanisë, por edhe përvojën e saj globale në lançimin e tyre.

Lexoni: Huawei, sapo tejkaloi kompaninë Apple

Ndalimi i produkteve nuk ka të ngjarë të jetë në interesin më të mirë të secilës palë, por Huawei tashmë ka ndërmarrë hapa për të ndihmuar izolimin e saj në rast se kjo ndodh.

burimi: BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Karriera jote është një ndërtim, jo një garë.”
— Seth Godin
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0