Timelapse ndjek dy dekada të mbledhjes konstante të imazhit nga një satelit i NASA duke kapur modelet sezonale që ndodhin çdo vit dhe ndryshimet afatgjata. “Kjo është Toka,” tha Gene Carl Feldman, një oqeanograf i NASA, në një deklaratë për shtyp. “Kjo është ajo se çfarë ndodh çdo ditë, me ndryshimin e stinëve, ndryshimeve të erës, rrymave të oqeanit dhe temperaturave.”
Lexoni: Stephen Hawking paralajmëron: “Njerëzit duhet të largohen nga Toka.”
Niveli i shkrirjes së akujve në Arktik është ndër trendet e kapura në pamjet e NASA. Hulumtuesit kanë ngritur alarmin për shkrirjen e shpejtë të akujve në atë rajon si rezultat i ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu.
NASA gjithashtu ka treguar rritjen e “shkretëtirave biologjike” – rajone të pabanueshme – që kanë zgjeruar gjurmën e tyre në dy dekadat e fundit. Shkurre të gjelbra gjithashtu kanë zgjeruar shtrirjen e tyre në zonat që ishin shumë të ftohta për jetën.
Mbledhja e të dhënave shërben si një qëllim praktik përtej krijimit të një imazhi bindës. Shkencëtarët mund të përdorin imazhet satelitore për të ndihmuar në parashikimin se ku të mbjellat do të lulëzojnë dhe ku jo dhe do të informojnë fermerët si të përgjigjen.
timelapse -> nënkupton teknikën fotografike të marrjes së një rendi imazesh në intervale të caktuara për të regjistruar ndryshimet që ndodhin ngadalë me kalimin e kohës.
burimi: Time
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.