NAREA reagon ndaj kontrolleve tatimore: “Po dëmtohet profesioni i ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme” - Business Magazine Albania

NAREA reagon ndaj kontrolleve tatimore: “Po dëmtohet profesioni i ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme”

Ligji i ri i taksës mbi pronën nis zbatimin në 2028-ën, ja ç'përmban

“Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë” (NAREA) shpreh shqetësim të thellë për kontrollet e fundit të Administratës Tatimore në agjencitë imobiliare dhe mënyrën se si janë mediatizuar.

Në një komunikatë drejtuar mediave, NAREA dënon demonizimin e sektorit, i cili përfshin rreth 1,500 agjentë të licencuar që krijojnë të ardhura kryesisht përmes vetëpunësimit. Organizata nënvizon se përpjekjet për të nxjerrë lajme sensacionale kanë krijuar klimë paniku dhe dëmtim imazhi për profesionistët e sektorit.

NAREA thekson se ka bashkëpunuar rregullisht me institucionet qendrore, duke përfshirë qeverinë dhe organet e inteligjencës financiare, për të përmirësuar përputhshmërinë me ligjin Nr. 9/2022 që rregullon profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme. Organizata është gjithashtu pjesë e vlerësimeve ndërkombëtare nga FATF, MoneyVal, Komisioni Evropian dhe FMN.

Lexo: 500 mln euro për e-qeverisjen në 4 vjet, rekord punonjësish në administratë, por sistemi nuk punon!

Sipas NAREA, moszbatimi i ligjit nga platforma online dhe operatorë informalë ka krijuar hyrjen e aktorëve të palicencuar, duke dëmtuar konkurrencën dhe punën e agjentëve të licencuar. Në këtë kontekst, shoqata kërkon nga Administrata Tatimore qartësi në komunikim, plan operacional dhe objektivat e kontrolleve, si dhe trajtim partnerial të NAREA dhe anëtarëve të saj.

NAREA kujton se është anëtare e plotë e organizatave ndërkombëtare të real estate: NAR (National Association of Realtors®) në SHBA dhe CEPI (European Association of Real Estate Professions) në Bruksel, ku udhëheq Task Forcën e Përhershme të Komunikimit me Komisionin dhe Parlamentin Evropian.

Drejtori Ekzekutiv i NAREA, Reinaldo, thekson se përpjekjet për të mbrojtur standardet profesionale dhe për të luftuar informalitetin duhet të bëhen bashkërisht me shoqatën, dhe jo përmes fushatash mediatike që cënojnë imazhin e agjentëve të licencuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0