Rreth 7000 fëmijë të 100 shkollave me shumë gjallëri dhe dëshirë kanë mësuar të kodojnë, ka theksuar Bora Muzhaqi, Ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët, në përfundim të vitit shkollor. “Shumë e lumtur që fëmijët dhe të rinjtë kanë përqafuar çdo program që i ka ndihmuar të zhvillojnë talentet e tyre dhe të kuptojnë që në një moshë të vogël pasionin dhe potencialin që zotërojnë dhe për ta ndjekur në të ardhmen…” shkruan ndër të tjera zonja Muzhaqi.
Një vit më parë qeveria shqiptare mori vendimin për të përfshirë Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit dhe programet e kodimit që në klasën e parë. Ajo nisi një projekt pilot në 100 shkolla ku ngriti 100 laboratorë inteligjent, me teknologji të përparuar. Bashkë me to u ngrit një platformë novatore për t’i mësuar nxënësve kodimin nëpërmjet lojës.
Programi është pjesë e një pakete programesh që shkojnë drejt aftësimit të nxënësve dhe të rinjve me aftësitë e shekullit 21. Nëpërmjet ndërkombëtarizimit, universitetet shqiptare janë nxitur që të hapin programe të përbashkëta ose të dyfishta me universitete prestigjioze.
Autoritete e arsimit në Shqipëri thonë se programet në Teknologjinë e Informacionit janë mundësi e mirë për të rinjtë për të patur diploma me vlerë. Ato e bejnë më të lehtë edhe integrimin e të rinjve në tregun e punës si brenda ashtu dhe jashtë vendit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.