Muzeu i New York është duke ndërtuar aparatin e lojës ‘Donkey Kong’ më të madh në botë - Business Magazine Albania

Muzeu i New York është duke ndërtuar aparatin e lojës ‘Donkey Kong’ më të madh në botë

Muzeu i Nju Jorkut, vend i cili është shtëpia e  Famës së Videolojërave Botërore njoftoi se po instalon një aparat arcade ‘Donkey Kong’ me lartësi prej 6 metrave, i projektuar për të qenë më i madhi në botë.

Në ndërkohë, Muzeu Kombëtar i Lojërave “Strong” në Rochester nëpërmjet rrjeteve sociale bëri të ditur se po punon për të “krijuar lojën arcade më të madhe në botë, Donkey Kong”.

Ky aparat do të jetë rreth 370 për qind më i madh në dallim me madhësinë origjinale të aparatit arcade, por do të jetë funksional dhe në dispozicion për lojë, deklaruan nga muzeu.
Është planifikuar që madhësia e aparatit të jetë 6 metra, duke e tejkaluar atë të aparatit Tetris me madhësi prej 4.87 metrave, e që momentalisht e mbanë rekordin Guinness për aparatin arcade më të madh në botë.
lexo: Ja çfarë duhet të fshini menjëherë nga Facebook?

Muzeu Strong tha se Nintendo America, e cila është pronare e lojës Donkey Kong dhe karaktereve të lidhura me të, ka ofruar të dhëna mbi projektin. Debutimi i këtij aparati arcade do të bëhet ditën e 30 qershorit. upi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0