Elon Musk tha për Financial Times se qeveria kineze nuk dëshiron që ai ta shesë shërbimin e tij të internetit satelitor, Starlink, në Kinë.
Sipas raportimit, Musk thotë se Pekini e ka bërë të qartë mosmiratimin e tij për lansimin e fundit të Starlink të sistemit të komunikimit satelitor të SpaceX në Ukrainë, shërbimi që u lansua për të ndihmuar ushtrinë të anashkalojë ndërprerjen e internetit nga Rusia.
Ai thotë se Pekini kërkoi garanci se nuk do ta shiste Starlinkun në Kinë. Megjithatë, nuk dihet nëse Musk ra dakord me kërkesën e Pekinit.
Gjiganti i makinave elektrike i Musk, Tesla, mbështetet në Kinë për më shumë se 20 për qind të të ardhurave të saj dhe ka një fabrikë të madhe në Shangai. cnbc
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.