Musk tërhiqet nga tregtia e Tesla-s me Bitcoin - Business Magazine Albania

Musk tërhiqet nga tregtia e Tesla-s me Bitcoin

Vlera e Bitcoin, por edhe aksionet e Tesla-s ranë mbi 10% pas deklararës së Elon Musk javës së kaluar.
Drejtuesi i Tesla, Elon Musk, ka bërë të ditur se nuk do të pranojë më Bitcoin për blerjen e automjeteve elektrike. Përmes një postimi në mediat sociale, ai ka folur për shkaqet që e kanë shtyrë të marrë këtë vendim. Arsyeja kryesore eshtë shqetësimi për ndryshimin e klimës.

Sipas Musk, “Ne jemi të shqetësuar për rritjen e shpejtë të përdorimit të lëndëve djegëse për transaksionet e Bitcoin, veçanërisht qymyrin, i cili ka emetimet më të këqija nga çdo karburant. Kriptomonedhat janë një ide e mirë, por po sjellin kosto të madhe për mjedisin“.

Ai deklaroi gjithashtu se Tesla nuk do të shesë asnjë nga Bitcoin-et e saj dhe synon t’i përdorë ato për transaksione të tjera. Objektivi sipas tij është nxitja e përdorimit të energjisë më të qëndrueshme.

Pars dy muajsh, Musk pati deklaruar se do të pranonte edhe Bitcoin për blerjen e makinave elektrike. Më vonë rezultoi të kishte blerë 1.5 miliardë dollarë kapital të monedhave virtuale.

Musk në Twitter:

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0