Mundësi financimi për projekte sipërmarrëse - Business Magazine Albania

Mundësi financimi për projekte sipërmarrëse


Afati i aplikimit: 30 prill 2017

Rajonet e kualifikuara: hapur për të gjithë

Vendodhja: Mbretëria e Bashkuar (United Kingdom)

A jeni një sipërmarrës social që krijon mundësi për të tjerët me organizatën tuaj?

The Collective Global Accelerator është në kërkim për ju! Shpenzoni 4 javë në Londër këtë verë për të marrë trajnime dhe seminare, mentorim dhe qasje në rrjetin e tyre e investitorëve. Programi është plotësisht i financuar nga Fondacioni Kolektiv. Programi vijon nga data 7 gusht deri në 4 shtator.

CGA, ju do të merrni mendimet, mjetet dhe rrjetin për t’ju ndihmuar në ndërrmarjen tuaj sociale dhe të bëheni një sipërmarrës i jashtëzakonshëm.

Çfarë përfitoni:

Nëse aplikantët marin pjesë në CGA, do të kenë një mundësi të jashtëzakonshme:
– të mësojnë se si të bëhen sipërmarrës të mirë
– të jenë pjesë e një komuniteti me njerëz që ndajnë përkushtimin e tyre për të bërë mirë
– të bëhen pjesë e rrjetit të ekspertëve të klasit botëror dhe udhëheqësve të mendimit
– të kenë mundësi për të rritur fondet që ju duhen për sipërmarrjen e tyre.

Të gjitha shpenzimet janë të mbuluara nga Fondacioni Kolektiv. Këtu përfshihet udhëtimi (biletat e fluturimit), udhëtimet lokale në Londër, strehim për kohëzgjatjen e programit dhe një pagesë minimale për ushqim dhe shpenzimet bazë.

Kriteret e aplikimit

Duhet të:

• Jeni midis moshës 20 deri në 35 vjeç

• Drejtoni një organizatë në fazën filestare (0-3 vjeç). Ajo mund të jetë fitimprurëse ose jo. Ju gjithashtu mund të aplikoni me vetëm një ide, por kjo do të funksionojë vetëm nëse ju keni një rekord të suksesshëm si sipërmarrës.

• Startup-i juaj duhet të krijojë mundësi për njerëzit në nevojë.

Pranohen aplikuesit nga të gjitha vendet!

PROÇESI I APLIKIMIT

Vizitoni faqen zyrtare dhe aplikoni!

Faqen zyrtare e gjeni këtu.

/Mundësi.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0