Mos punësoni njerëzit më të kualifikuar, punësoni njerëzit më të çmendur

Mos punësoni njerëzit më të kualifikuar, punësoni njerëzit më të çmendur


Shkrim nga Rémon van Riemsdijk

Të jesh i kualifikuar, sigurisht që është një gjë e mirë mos më keqkuptoni. Dhe zakonisht njerëzit e kualifikuar e bëjnë biznesin të ecë përpara. Nëse kompania po përdor X software, është e rëndësishme që ti të kesh eksperiencë për X software. Po çfarë të pret në të ardhmen? E kush mund ta dijë. Mund të jetë dhe një falimentim. 

Njerëzit e çmendur gjithmonë vendosin qëllime të çmendura. Dhe ata i realizojnë ato nëse ju jepni hapësirë. Trefish shitje online? Pse jo? Dhe diçka, njerëzit e çmendur gjithmonë pyesin “pse”. Pse po e bëjmë këtë mbledhje? Pse nuk bëjmë më mirë këtë gjë?

Lexoni: Burnout, kujdes punonjësit

Dhe me të çmendur nuk e kam fjalën për njerëzit e egër dhe të çmendur si Steve Jobs. Njerëzit e çmendur janë të edukuar dhe profesionistë me aftësi.

Por ka diçka të paçmueshme që këta njerëz e zotërojnë: vizioni periskop: aftësia mendore për të parë çfarë mund të vijë. Që e dinë çfarë mund të bëjnë për të mos e lënë kompaninë të falimentojë. Që arrijnë të shohin çfarë fshihet në errësirë. Që arrijnë ta shohin atë përpara se ta shohin të tjerët. Dhe që veprojnë menjëherë ndaj saj.

Dhe për këtë arsye ata janë pak të çmendur. Sepse njerëzit normal janë shumë të zënë duke studjuar shitjet aktuale të produkteve të kompanisë. Duke ndjekur të njëjtin ritëm siç gjërat kanë qenë dhe do të jenë. Njerëzit e çmendur në një kompani hardware thonë: të heqim dorë nga hardware, lëvizim tek shërbimet. Dhe pas tre viteve të suksesshme në shërbime ata thonë: le të bëjmë prapë hardware, kur ndërkohë të gjithë janë futur në rrugën e shërbimeve. Ata e kthejnë një pistë akulli në një pishinë me ujë.

Le të shohim perspektivën e njerëzve të çmendur për një sekondë. Më e rëndësishmja: ata nuk e dinë që janë të çmendur. Ata adresojnë problemet. Ata e shohin një konkurrentë të vogël i cili po merr klientët me shërbime dhe produkte më të mira. Ata i shohin gjërat siç janë, jo si do t’i pëlqenin shefit të ishin. Dhe sigurisht njerëzit e çmendur nuk e preferojnë hierarkinë, në rastet kur ajo do të thotë ‘kjo gjë duhet bërë në këtë mënyrë sepse kështu duhet’.

Lexoni: 3 mënyra se si të veproni kur punonjësit tuaj janë të pakënaqur

Dhe ‘çmenduria’ nuk është një problem në sjellje apo mos të dish të sillesh, është thjesht të quash dënglat dëngla dhe një ide të keqe një ide të keqe.

Njerëzit e çmendur nuk kanë për qëllim të prishin gëzimin e entuziastëve kur nuk bashkohen me pjesën tjetër të firmës që mendon se gjërat do të bëhen vetë mirë, ata thjesht i quajnë dëngla. Dhe veprojnë vet duke rikrijuar shërbimet apo duke zbuluar diçka të re për tregun.

Në shumicën e kompanive CEO-t dhe menaxherët janë kampionët për statuskuonë, ndërsa njerëzit e çmendur janë pak në konflikt me këta drejtues. Dhe kjo nuk është një surprizë e madhe sepse le të kthehemi pak në procesin e punësimit: këta menaxherë janë njerëzit më të kualifikuar bazuar në statuskuon e kriteve për vendet e punës…

Ndaj unë do e them gjithmonë: punësoni më shumë njerëz të çmendur!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0