Mos kini frikë nga shkarkimi i Windows 10, ja çfarë të bëni!

Mos kini frikë nga shkarkimi i Windows 10, ja çfarë të bëni!


Kemi dëgjuar ankesa të shumta në rrjete sociale rreth versionit më të ri të sistemit operativ më popullor në planet, Windows 10. Të gjithë ata që kanë një kompjuter me Windows 7/8 dhe 8.1, por nuk duan të kalojnë në Windows 10, po ofrojmë një zgjidhje.

Natyrisht që qëllimi i këtij artikulli është të nxjerrë në pah një problem me Windows 10-tën, thjesht çështje preferencash të përdoruesve. Duke qenë se nuk ka një mënyrë zyrtare të parandalimit të përditësimit në Windows 10 do të përdorim një softuer nga plalët e treta.

GWX Control Panel është zgjidhja e shqetësimeve të përdoruesve. Është një mjet i thjeshtë për t’u përdorur dhe nuk mbart asnjë rrezik. Efektivisht parandalon shkarkimin dhe instalimin e Windows 10-tës në sfond. Madje përmes tij mund të fshini edhe skedarët me madhësi 6 GB të instalimit të sistemit operativ nëse është shkarkuar.

/PCWorld Albanian/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0