Mk hotel Tirana, cilësi gjermane, mikëpritje dhe standard mes natyrës dhe gjelbërimit - Business Magazine Albania

Mk hotel Tirana, cilësi gjermane, mikëpritje dhe standard mes natyrës dhe gjelbërimit

Mk hotel Tirana

Së fundi hapi dyert në Tiranë mk | hotel Tirana, një investim 100% gjerman, pjesë e Lindner Group. mk hotel Tirana është një ndër brandet e pakëta të huaja që janë futur në tregun shqiptar.

Vetëm pak kilometra nga Aeroporti Nënë Tereza dhe afër Tiranës, brenda Tirana Business Park, e bën vendndodhjen e tij mjaft strategjike dhe të përshtatshme për këdo që do të kalojë pak ditë qetësie larg zhurmës së kryeqytetit. I përkryer për organizimin e aktiviteteve të ndryshme, ashtu edhe për të huajt që vijnë për të vizituar Shqipërinë, qoftë për qëllime biznesi apo turistike.

Për të mësuar më shumë rreth risive që ky hotel sjell, shërbimeve, tipologjive të dhomave, faciliteteve që ofron, si dhe objektivave që priten në vazhdim, BusinessMag ka zhvilluar një intervistë me Stephanie Sieg Farka, Drejtoreshën e Përgjithshme të Lindner Invest në Tiranë.

Futja e këtij hoteli në tregun shqiptar i shtohet numrit të paktë të brandeve të huaja në vend. Cilat do të jenë risitë dhe diferenca që ofroni?

Artikulli u publikua më parë në faqen 23 të numrit 27 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 27 të saj.

mk hotels është një zinxhir i vogël hotelesh gjerman me 13 hotele në Gjermani, Britaninë e Madhe, Kroaci dhe tani në Shqipëri. Ne jemi një brand, i cili zotërohet nga familja Lindner dhe menaxhimi bëhet në mënyrë direkte nga pjestarët e familjes Johanna Lindner dhe bashkëshorti i saj Arno Sonderfeld.

Ajo që bën diferencen e mk nga hotelet e tjera është pikërisht ndjesia e ngrohtë e shtëpisë, e cila e karakterizon. Në të gjithë hotelet tona ne kujdesemi që klientet të ndihen si në shtëpinë e tyre.

Gjithashtu vendndodhja strategjike afër me Aeroportin Nënë Tereza në Tiranë dhe brenda Tirana Business Park ofron zgjidhjet e duhura për cilindo qëllim.

MK hotel Tirana ofron nje paketë të plotë me mundësi argëtuese si palestër profesionale, zona e madhe me pishinë dhe xhakuzi, kënd lojrash dhe së shpejti një zonë SPA. Të gjitha së bashku bëjne diferencën.

Sidoqoftë, ne ofrojmë për secilin grup të synuar paketat e duhura, nuk ka rëndësi nëse jeni me pushime, një udhëtim fundjave, udhëtim biznesi ose mbledhje grupi. Ne ofrojmë të gjitha ambientet që nevojiten.

Nëse doni të përjetoni ndryshimin, jeni të mirëpritur të qëndroni tek mk hotel Tirana.

Kush janë klientët tuaj të synuar. Pra, kush mund të pushojë/qëndrojë tek ju?

Siç e përmëndëm më sipër, të gjithë janë të mirëpritur tek mk hotel Tirana. Familjet mund të relaksohen në zonën e pishinës, përfshirë pishinën e fëmijëve dhe këndin e lojrave.

Udhëtarët e biznesit mund të zhvillojnë takimet e tyre në ambientet tona dhe mund të bëjnë stërvitjen e tyre në palestrën tonë profesionale ose mund të shplodhen në zonën e pishinës. Pushuesit e fundjaves mund të relaksohen dhe të rezervojnë turet e tyre tek ne. Grupet e team building mund të përdorin ambientet tona të konferencave dhe të takimeve për të fuqizuar shpirtin e ekipit gjatë një dreke apo darke të këndshme në restorantin tonë “Bones” ose të organizojnë një festë barbekju direkt në zonën e pishinës.

Si e shikoni ecurinë e shërbimit hotelier në vendin tonë dhe të ardhmen e tij?

Shqipëria është duke u bërë shumë e më shumë interesante për të huajt, të cilët vizitojnë vendin. Prandaj, është patjetër e nevojshme të vazhdohet të përmirësohet cilësia e shërbimit si dhe sasia e shërbimit në Shqipëri. E gjitha është tek Burimet Njerëzore.

Filozofia jonë është t’i shohim njerëzit si pjesë të kompanisë madje edhe të familjes.

E ardhmja për Shqipërinë është pozitive dhe me pak punë dhe mbështetje nga qeveria Shqiptare, çdo gjë është e mundur.

Na tregoni më tepër për mk | hotel Tirana? Cili është kapaciteti i tij dhe çfarë ofron?

Mk hotel Tirana ofron 80 dhoma në total. Ne kemi dhoma standarde dyshe, dhoma dopio luksoze, suita, dhoma familjare, dhoma për qëndrim të gjatë dhe dhoma për persona me aftësi të kufizuara. Në paketën tonë të argëtimit ofrojmë një zonë të madhe të pishinës, e cila përbëhet nga një pishinë 25 metra, pishinë për fëmijë dhe xhakuzi. Gjithashtu kemi një ambient 150 m2 palestër profesionale si dhe një fushë tenisi. Së shpejti do të jemi në gjendje të ofrojmë një Sauna të jashtme për ditët e ftohta si dhe një Qendër Wellness brenda. Por, atmosfera relaksuese në gjelbërim dhe pamja e mrekullueshme në qiellin e natës ju fton të kërkoni për yje që bien.

Restoranti ynë Bones ofron një larmi me zgjedhje. Era e mishit të freskët ose peshkut të zgarës të tërheq drejt zonës së barbekjusë, shumë afër me pishinën.

A mund të flasim për objektiva të tjera të Lindner Group?

Këtë vit kemi implementuar Head Brand Linvest Group, një zonë multifunksionale, e cila mban markat Tirana Business Park, mk hotels, si dhe investimin tonë më të ri, Lindner Garden Residence.

Në Pranverë të 2022 dëshirojmë të fillojmë me ndërtimin e 24 shtëpive gjysmë të ndara, 15 rreshta me shtëpi, 4 vila dhe apartamente.

Koncepti është i thjeshtë: Një mënyrë jetese gjermane. Ne duam të kombinojme stilin gjerman me një prekje Shqipërie.

Si kompani që zotërohet nga një familje gjermane kemi si mision të përmirësojmë cilësinë e jetesës. Misioni ynë është të kemi cilësinë gjermane, të jemi miqësor me familjen dhe të jemi pro natyrës dhe gjelbërimit.

Një tjetër projekt, i cili fillon së shpejti është Qendra e Logjistikës me një ndërtesë profesionale magazinimi për qëllime të ndryshme.

Por, nuk mbaron këtu. Grupi Linvest ka shumë ide për investime të tjera, të cilat do të fillojnë së shpejti. Kështu që qëndroni me ne dhe na kontaktoni për informacione të mëtejshme. Ekipi im dhe unë do të jemi të lumtur t’ju mirëpresim në projektin tonë multi-funksional.

Artikulli u publikua më parë në faqen 23 të numrit 27 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 27 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0