Mjeshtëria e shitjes (13): Qasja me qëndrim pozitiv mendorë

Mjeshtëria e shitjes (13): Qasja me qëndrim pozitiv mendorë

~6 minuta lexim


Gjëja më me rëndësi në jetën tonë është se si të qasemi dhe si ta shprehim në secilën ditë qëndrimin kur komunikojmë me njerëzit. Kjo është shumë e rëndësishme në sukses si në shitje ashtu dhe në jetë.

Qasja me qëndrim negativ do t’ju çojë në hidhërim, raporte të dobëta, vështirësi në punë dhe shëndet të dobët.

Sipas mjekut japonez 104 vjeçar Shigeaki Hinohara, energjia nuk vjen nga fjetja e shumtë dhe ushqimi i mirë, ajo vjen nga ndjenjat pozitive mendore. Do të jeni më të lumtur dhe energjik nëse eleminoni rregullat strikte, silluni si fëmijët – argëtohuni shumë deri sa të ndjeni urinë ose t’ju zërë gjumi.

Prej nga vjen qëndrimi negativ, njerëzit, puna, trafiku, etj. Po e  vërteta është që ajo vjen nga vete ne. Ne zakonisht fajsojmë të tjerët dhe rrethanat, por e vërteta është që ne jemi përgjegjës. Pasojat e qëndrimit negativ do t’ju shkatërrojnë. Më e keqja është stresi si rezultat i kësaj dhe si shkaktar i të gjitha sëmundjeve. Stresi shpejtë shëndrrohet në depresion, pagjumësi, etj. Tani, a do e zgjidhni qasjen negative?

Shitësit me qëndrime negative vazhdimisht luftojnë dhe kanë vështirësi në arritje të shitjeve, dhe këtë e arsyetojnë me thënien: “Unë nuk jam negativ, por kam qasje reale.” Ky është arsyetimi i zakonshëm i të qenit negativ.

Të gjithë duan të rrethohen me njerëz pozitiv. Në shitje klientët dëshirojnë të blejnë nga njerëzit me qëndrim pozitiv të cilët kanë vetëbesim në atë që shesin dhe që i ndihmon konsumatorët të mbeten të kënaqur gjatë procesit të blerjes. Qëndrimi mental pozitiv do ju ndihmoj të ndërtoni raporte të mira me klientët dhe njerëzit që punoni, të jeni më të lumtur dhe më të sukseshëm në shitje. Njerëzit nuk dëshirojnë t’ju shitet, por ata duan të blejnë vetë dhe të posedojnë.

Lexoni: Mjeshtëria e shitjes (11): Si ta fitoni argumentin, për të arritur atë që dëshiron?

Qëndroni larg nga njerëzit me qëndrim mental negativ, të keni parasysh që ata përveç se kanë ndikim të keq te ju edhe do t’ju tërheqin në shoqëri të nivelit dhe bindjeve të tyre. Prej tyre zakonisht dëgjoni vetëm lajme të këqija, thashetheme për njerëz të ndryshëm, ankesa pafund dhe gjithçka i ndodh vetëm atyre.

Dhe në realitet nuk i kanë punët edhe aq keq sa flasin, por ju ka kaluar në shprehi kjo puna e qëndrimit mendor negativ me gjitha këto ankesa. Kjo qasje negative dhe shumë raste me inat i mban peng që të vuajnë ata dhe njerëzit përreth tyre e të mos zhvillohen.

Kështu shpërndahet qëndrimi negative. Ata zakonisht kanë shumë vlera të cilat nuk i shohin para syve si shëndetin e mirë, kanë familje të mirë, kanë punën, bashkëpunëtorët, miqtë, rrethohen me plotë dashuri dhe shumë të mira të tjera të cilat nuk ia del dot t’i numërosh dhe për të cilat duhet të ishin mirënjohës.

E vetmja gjë që duhet të thonë është unë mundem dhe të përpiqen të japin më të mirën e mundshme. Për ata që nuk dinë, mund të mësojnë çdo gjë duke filluar nga shumëllojshmëria e librave, audio librave, internetit, seminareve, etj.

Pra e vetjma gjë që ju nevojitet është vullenti i veprimit dhe të largohen nga zona e komfortit.

Kur qëndroni me një person me gjendje mendore negative, pavarësisht sa pozitiv mund të jeni ju, prapë se prapë do të bini në nivelin e negativitet. Askush nuk dëshiron të jetë në praninë e njerëzve negativë, nga ata largohen jo vetëm klientët por edhe miqtë e tyre.

Shoqërohuni me njerëz pozitivë dhe merrni shprehitë e tyre të mira.

Të qenit pozitiv nuk është aspak e lehtë, sepse ata marrin përgjegjësi për situatën e tyre dhe e shohin botën si një vend të mirë dhe me mundësi te pafundëta. Gjëja e vetme në jetë që mund t’a kontrolloni  është përzgjedhja e gjendjes mentale pozitive ose negative. Mësohu dhe ushtroje gjendjen mentale pozitive dhe do të lumturohesh duke i parë vlerat që na rrethojnë në jetë.

/Shkruar nga Denis Gafuri 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Leximi është për mendjen ajo që ushtrimi është për trupin.”
— Joseph Addison
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0