Miratohet ligji “Për Shërbimet e Pagesave”. Krijimi, licencimi, organizimi, veprimtaria dhe mbikëqyrja e institucioneve të pagesave

Miratohet ligji “Për Shërbimet e Pagesave”. Krijimi, licencimi, organizimi, veprimtaria dhe mbikëqyrja e institucioneve të pagesave


 

Sot në datën 30 prill, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi ligjin e hartuar nga Banka e Shqipërisë dhe propozuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë “Për Shërbimet e Pagesave”. Miratimi i këtij ligji konsiderohet si një arritje shumëdimensionale dhe përmbushje e një sërë angazhimesh të Bankës së Shqipërisë.

Lexo: Po përpiqesh të gjesh një podcast të vlefshëm? Ju sjellim 5 podcast-e të përzgjedhura për kënaqësinë tuaj

Më konkretisht, miratimi i ligjit shënon një progres të konsiderueshëm në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian duke përafruar Direktivën e dytë “ Për shërbimet e pagesave në tregun e brendshëm”  si dhe për integrimin me tregun e përbashkët të pagesave në euro (Single Euro Payment Area), duke krijuar themelet e ndërlidhjeve midis tregut shqiptar dhe atij evropian të pagesave. Gjithashtu, ky ligj përmbush edhe një sërë objektivash të parashikuara në planveprimin e Strategjisë Kombëtare për Tregun e Pagesave me Vlerë të Vogël, si dhe angazhimet e Bankës së Shqipërisë në Strategjinë Kombëtare Për Diasporën.

Përtej objektivave të lartpërmendur, vlen të theksohet se ky ligj do të ndihmojë ndjeshëm në modernizimin dhe zhvillimin efikas të tregut vendas të pagesave. Qëllimi i ligjit është krijimi i kuadrit ligjor për funksionimin e shërbimeve të pagesave në Republikën e Shqipërisë. Më në detaje, ligji krijon kushte dhe rregulla për:

  1. krijimin, licencimin, organizimin, veprimtarinë dhe mbikëqyrjen e institucioneve të pagesave;
  2. transparencën e kushteve dhe kërkesat për informim mbi shërbimet e pagesave;
  3. të drejtat dhe detyrimet e përdoruesve dhe të ofruesve të shërbimeve të pagesave në lidhje me ofrimin e këtyre shërbimeve.

Rregullat e reja të përcjella nga ligji kanë për objektiv promovimin dhe zgjerimin e përfshirjes financiare të popullatës, reduktimin e kostove të këtyre shërbimeve dhe rrjedhimisht dhe nxitjen e përdorimit të instrumenteve elektronike të pagesave. Këto objektiva synohen të arrihen nëpërmjet një kuadri ligjor që synon:

  • paanshmëri dhe proporcionalitet në licencimin dhe rregullimin e ofruesve të shërbimit të pagesave;
  • promovimin e modeleve inovative të biznesit, të cilat lehtësojnë përdorimin për palët e treta (për shembull, shërbime agjenti) dhe burime nga jashtë;
  • forcimin e bazës ligjore mbikëqyrëse të BSH-së për shërbimet e pagesave;
  • dhe së fundi por jo më pak e rëndësishme, krijimin e një kuadri për mbrojtjen e konsumatorit, përfshirë mekanizmat monitorues dhe detyrues, si dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mënyrë efektive.

Lexo: Rihapen aplikimet për ndihmën financiare të Paketës Nr.1 nga data 30 Prill deri më 5 Maj

Në përfundim, Banka e Shqipërisë përcjell falënderimet e saj për Bankën Botërore, Bankën qendrore të Italisë dhe të gjitha institucionet e përfshira në hartimin, konsultimin dhe miratimin e këtij ligji, të cilat e mbështetën Bankën e Shqipërisë në këtë projekt.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0