Rihapen aplikimet për ndihmën financiare të Paketës Nr.1 nga data 30 Prill deri më 5 Maj

Rihapen aplikimet për ndihmën financiare të Paketës Nr.1 nga data 30 Prill deri më 5 Maj


Të gjithë tatimpaguesit të cilët janë identifikuar nga Adiministrata Tatimore si përfitues të Paketës nr.1, të cilët nuk kanë mundur të aplikojnë për ndihmën financiare, do të njoftohen nëpërmjet llogarisë së tyre të deklarimit elektronik në e-filing për mundësinë e aplikimit nëpërmjet kësaj llogarie si dhe dorëzimin e formularit “Kërkesë për përfitim të ndihmës financiare 1”.

Lexo: Kufijtë mund të hapen me 11 Maj

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar të cilët per arsye te ndryshme nuk kanë arritur të aplikojnë për përfitimin e kesaj ndihme financiare, që aplikimet do të rihapen.nga dita e sotme, datë 30.04.2020 dhe do të vazhdojnë të jenë aktive deri në datë 05.05.2020.

Ne këtë kategori nuk përfshihen përfituesit të cilëve ju është refuzuar kërkesa apo janë në proces ankimimi të kërkesës së tyre për këtë paketë, si dhe ata tatimpagues të cilët nuk kanë plotësuar kushtet që parashikon “VKM nr.254 datë 27.03.2020” dhe që janë trajtuar si perfitues te paketës së dytë.

Subjektet duhet të plotësojnë kërkesën sipas Formularit,duhet të sigurohen që të plotësojnë të dhënat e sakta të individëve pëfitues, ku numri personal i identifikimit ID dhe IBAN i llogarisë bankare janë të dhëna shumë e rëndësishme.

Administrata tatimore mbetet e angazhuar maksimalisht për të vijuar zbatimin rigoroz të këtij procesi, në përpjekjen e përbashkët për menaxhimin sa më mirë të situatës së emergjencës të krijuar nga COVID -19.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0