Minjtë mund të jenë së shpejti shpëtimtarët për gjetjen e personave të humbur prej fatkeqësive natyrore. Projekti i konceptuar nga një organizatë jofitimprurëse belge APOPO po përgatit minjtë me çanta shpine të vogla dhe teknologji tepër të lartë për të ndihmuar në kërkimin e të mbijetuarve mes rrënojave në zonat e fatkeqësive.
“Minjtë janë zakonisht mjaft kureshtarë dhe pëlqejnë të eksplorojnë – dhe kjo është çelësi për kërkimin dhe shpëtimin. Përveç frymës së tyre aventureske, madhësia e tyre e vogël dhe ndjenja e shkëlqyer e nuhatjes i bëjnë minjtë të përsosur për të gjetur gjërat në hapësira të ngushta”, tha Donna Kean, një shkencëtare kërkimore e sjelljes dhe drejtuese e projektit.
Minjtë aktualisht po trajnohen për të gjetur të mbijetuar në një zonë të simuluar fatkeqësie. Ata duhet së pari të lokalizojnë personin në një dhomë të zbrazët, të tërheqin një çelës në jelekun e tyre që shkakton një bip dhe më pas të kthehen në bazë, ku shpërblehen me një kënaqësi.
Ndërsa brejtësit janë ende në fazat e hershme të trajnimit, APOPO po bashkëpunon me Universitetin e Teknologjisë të Eindhoven për të zhvilluar një çantë shpine, e cila është e pajisur me një videokamerë, mikrofon me dy drejtime dhe transmetues vendndodhjeje për të ndihmuar reaguesit e parë të komunikojnë me të mbijetuarit. “Së bashku me çantën e shpinës dhe stërvitjen, minjtë janë tepër të dobishëm për kërkim dhe shpëtim”, thotë Kean.
APOPO ka trajnuar qen dhe minjtë në bazën e saj në Tanzani për zbulimin e aromave të minave tokësore dhe tuberkulozit për më shumë se një dekadë. CNN
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.