Minishengeni Ballkanik, miratohen disa lehtësi shërbimesh

Minishengeni Ballkanik, miratohen disa lehtësi shërbimesh


Në një postim në Facebook, Ministria e Financave dhe Ekonomisë njoftoi, se Kuvendi i Shqipërisë diskuton dhe ratifikon Protokollin Shtesë për Tregtinë në Shërbime, duke lehtësuar tregtinë dhe zgjeruar mundësitë për investime.

Lexo: Luftë kundër informalitetit në kohë krize

Me ratifikimin e këtij protokolli:

  • mundësohet lëvizja e lirë e personelit të kualifikuar shqiptarë, për të kryer aktivitete konsulence në vendet e rajonit dhe anasjelltas,
  • bëhet e mundur që kompanitë shqiptare të hapin degët e shoqërive te tyre në rajon, duke mundësuar transferimin e teknologjisë dhe njohurive,
  • nxitet tregtia elektronike ndër-rajonale, me rëndësi të veçantë në kohën e distancimit social, nga COVID 19.

Nxitja e tregtisë në shërbime hap dyert për integrimin ekonomik, ofron mundësi të reja zhvillimi për profesionistët e lirë dhe kompanitë shqiptare, si bazë për arritjen e objektivave të zhvillimit dhe rritjes ekonomike në rajon.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0