Miliarderi shpjegon gabimin që njerëzit e bëjnë në karrierën e tyre

Miliarderi Ray Dalio shpjegon gabimin më të madh që njerëzit e bëjnë në karrierën e tyre


Nga Julian Hayes, autor

Një individ që di diçka për suksesin është investitori miliarder Ray Dalio. Kur diskuton për qëllimet dhe karrierën, Dalio përmend gabimin më të madh që bëjnë njerëzit: “nuk janë aq selektiv sa duhet”.

Ai më tej i shpjegoi këto fjalë duke thënë:

“Disa njerëz dështojnë deri në atë pikë edhe para se t’ia fillojnë. Kanë frikë të refuzojnë një alternativë të mirë për një më të mirë, ata përpiqen të ndjekin shumë qëllime përnjëherë, duke arritur pak ose asnjë prej tyre”.

Unë kam qenë fajtor që nuk kam jam treguar mjaft selektiv në karrierën time dhe një arsye e madhe është se nuk isha aq specifik me atë që doja dhe as me arsyetimin tim. Dhe siç pritej, në mes të projektit, filloi të grumbullohej pakënaqësia.

Një hap i parë i qartë është të kuptoni se çfarë dëshironi nga vetja dhe pse, por më pas, ekziston një pyetje tjetër e rëndësishme.

Çfarë jeni të gatshëm të hiqni dorë për ta marrë atë?

Dalio shpjegon në librin e tij Parimet: Jeta dhe Puna, që ju nuk mund të keni gjithçka që dëshironi. “Zgjedhja e një qëllimi shpesh nënkupton refuzimin e disa gjërave që dëshironi në mënyrë që të merrni gjëra të tjera, për të cilat keni nevojë më shumë”.

Që nga fëmijëria, thënia “asgjë nuk vjen falas në këtë botë” ka qenë gjithnjë e vërtetë edhe kur bëhet fjalë për marrjen e vendimeve.

Të bëhesh më selektiv kërkon që të jeni më të vetëdijshëm për zgjedhjet që bëni.

Në mënyrë të qartë, mendoni për pasojat e zgjedhjeve që i bëni tani dhe se si do të ndikojnë ato në të ardhmen tuaj.

Kur jam në palestër, ndjej shumë dhimbje dhe rraskapitje nga ushtrimet. Sidoqoftë, duke shkuar në palestër, unë përmirësoj shëndetin, energjinë dhe mirëqenien time në termin afatgjatë.

Edhe karriera funksionon në të njëjtën mënyrë. Mund të jetë jashtëzakonisht e dhimbshme, nervoze dhe e frikshme për të ndërtuar një biznes. Por, duke kaluar në këtë fazë të pakëndshme, ju mund të fitoni lirinë, lumturinë, fuqinë ose çfarëdo tjetër që po kërkoni.

Në fund të ditës, gjithçka varet nga sakrificat që bëni, pa marrë parasysh se si po veproni. Nëse nuk sakrifikoni dhe nuk bëheni jashtëzakonisht selektiv, atëherë përfundimisht do të sakrifikoni dëshirat tuaja.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0