Miliarderët gjejnë fushë të re investimi, shkrirjen bërthamore - Business Magazine Albania

Miliarderët gjejnë fushë të re investimi, shkrirjen bërthamore

Shefat më të pasur të gjigantëve të teknologjisë kanë gjetur një fushë të re, të shenjtë investimi  shkrirjen bërthamore.

Jeff Bezos, Bill Gates, Marc Benioff, Sam Altman, Vinod Khosla dhe Peter Thiel, janë vetëm disa nga miliarderët që kaluan valën e investimeve në teknologji që  të paktën tani për tani  nuk është fitimprurëse. Megjithatë, njerëzit më të pasur në botë, duket se nuk janë shumë të shqetësuar për këtë fakt.

Marc Benioff, bashkëthemelues dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë së kompjuterave cloud Salesforce, e quan ndërtimin e reaktorëve të shkrirjes një “ëndërr madhështore”.

“Është mundëi  e shenjtë.  Nuk ka kufi pasi ta filloni”, tha Benioff për The Wall Street Journal.

Benioff investoi në kompaninë amerikane Commonwealth Fusion Systems (CFS), e cila projekton dhe krijon makina kompakte të shkrirjes bërthamore.

Bill Gates është gjithashtu një investitor në CFS, dhe themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, investoi në kompaninë kanadeze General Fusion.

Rritje e madhe e investimeve globale

Fuzioni është një proces që po ndodh vazhdimisht në Diell. Është procesi i bashkimit të bërthamave të elementeve atomike të lehta, gjatë të cilit çlirohet një sasi e madhe energjie.

Shkencëtarët e kanë ditur për rreth njëqind vjet që energjia e shkrirjes bërthamore lëshohet në Diell dhe ata janë përpjekur ta zhvillojnë atë në Tokë për dekada të tëra.

Një nga arritjet më të mëdha në kërkimin e shkrirjes ndodhi dhjetorin e kaluar, kur shkencëtarët nga Laboratori Kombëtar Lawrence Livermore u afruan një hap më afër një momenti historik në krijimin e një burimi të pastër dhe të pakufishëm energjie.

Ishte hera e parë në Tokë që një reaksion fuzioni i kontrolluar prodhoi më shumë energji sesa duhej për ta nisur dhe mbajtur atë. Shkrirja bërthamore konsiderohet si një burim potencial energjie i së ardhmes, sepse nuk “prodhon” mbetje bërthamore.

Por ka të ngjarë të kalojnë dekada para se të mund të aplikohet në prodhimin komercial të energjisë elektrike.
lexo: Skandal: Infermierja transmeton direkt në TikTok procesin e lindjes së foshnjës

Pavarësisht kësaj, sektori i shkrirjes bërthamore ka parë një rritje të madhe të investimeve globale vitet e fundit. Vetëm në vitin 2021, rreth 2.8 miliardë dollarë u investuan në shkrirje, krahasuar me rreth 2 miliardë dollarë në dekadën e mëparshme.

Benioff tha se personi që e bindi të investonte në një kompani që merret me komercializimin e shkrirjes bërthamore ishte Vinod Khosla, bashkëthemelues i Sun Microsystems.

Khosla ishte ndër të parët që u interesua për startup-in Commonwealth Fusion Systems (CFS), dhe ndërkohë u bë investitor në kompaninë Realta Fusion, e cila synon të zhvillojë teknologji të shkrirjes komercialisht të qëndrueshme që mund të ndihmojë në reduktimin e emetimeve globale të gazeve serrë.

“Financiarisht, ju ose humbni një herë më shumë para ose mund të fitoni një mijë herë më shumë. Kjo është matematika e shkrirjes”, kështu shpjegoi Khosla investimet e tij në startups që kërkojnë të komercializojnë shkrirjen e energjisë.

U përfshi edhe Pentagoni

Sam Altman, bashkëthemelues i OpenAI, i cili lansoi chatbotin e inteligjencës artificiale ChatGPT, po investon gjithashtu në teknologjinë e shkrirjes bërthamore.

Altman deri më tani ka investuar 375 milionë dollarë në startup-in Helion Energy, i cili përdor një teknologji të quajtur shkrirje magneto-inerciale dhe pretendon të nisë termocentralin e parë komercial në botë me shkrirje vitin e ardhshëm.

Themeluesi i PayPal, Peter Thiel dhe bashkëthemeluesi i Facebook, Dustin Moskovitz gjithashtu investuan në të njëjtën kompani.

Njësia e Inovacionit të Mbrojtjes së Pentagonit (DIU) u përfshi gjithashtu në kërkimin e shkrirjes bërthamore, duke u kontraktuar me Ultra Safe Nuclear, e cila prodhon një bateri radioizotopi me madhësi futbolli që e quan EmberCore.
lexo: Robotë me ndërgjegje, krijuesit e AI revolucionojnë shkencën

DIU dëshiron të krijojë një burim energjie bërthamore që mund të sigurojë energji elektrike nga pajisjet me madhësinë e një furre me mikrovalë brenda pesë viteve të ardhshme.

Kim Budil, drejtoreshë e Laboratorit Kombëtar Lawrence Livermore që ka mbikëqyrur progresin e shkrirjes në kërkimin e energjisë së pastër, zbuloi në një fjalim në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, se objekti kushtoi rreth 3.5 miliardë dollarë për t’u ndërtuar dhe shpenzon 350 milion dollarë të tjerë në vit për menaxhimin e saj.

“Ajo që na duhet tani është një strategji shkencore dhe investuese që na lejon të bëjmë përparim në të gjitha frontet njëkohësisht”, tha Budil.

Në fillim të këtij muaji, Komisioni Rregullator Bërthamor i SHBA (NRC) njoftoi një ndryshim politikash që mund të formësojë të ardhmen e energjisë në botë.

Tani e tutje, shkrirja bërthamore në SHBA nuk do të rregullohet më si ndarja bërthamore, procesi që qëndron pas të gjithë reaktorëve bërthamorë të sotëm. Në vend të kësaj, reaktorët e shkrirjes do të rregullohen nën të njëjtin regjim si përshpejtuesit e grimcave.
lexo: Ngatërrim i bujshëm. Çfarë ndodhi me ministrinë e turizmit në Itali?

Ndryshimi do t’u japë zhvilluesve të shkrirjes sigurinë rregullatore që u nevojitet për të inovuar ndërsa zhvillojnë fuqinë e shkrirjes në një burim të ri energjie të qëndrueshme, tha në një deklaratë Shoqata e Industrisë së Fuzionit me qendër në SHBA.

Më shumë investime në SHBA ka të ngjarë të nënkuptojnë më shumë investime në mbarë botën. wsj

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0