Mijëra shkrimtarë u kanë kërkuar kompanive të AI që të kërkojnë leje përpara se të përfshijnë vepra të mbrojtura nga të drejtat e autorit në teknologjitë e tyre.
Letra drejtuar OpenAI, Meta, Microsoft dhe kompanive të tjera të AI u nënshkrua nga novelistet fitues të çmimit Pulitzer Jennifer Egan, Michael Chabon dhe Louise Erdrich, si dhe shkrimtarë si Jonathan Franzen, Celeste Ng, Nora Roberts dhe Ron Chernow.“Miliona libra, artikuj, ese dhe poezi me të drejtë autori ofrojnë “ushqim” për sistemet e AI, për të cilat nuk ka asnjë faturë. Po shpenzoni miliarda dollarë për të zhvilluar teknologjinë e AI.
Lexo:EUROSTAT: Shqiptarët të parët në rajon për përdorimin e internetit
Është e drejtë që të na kompensoni për përdorimin e shkrimeve tona, pa të cilat AI do të ishte jashtëzakonisht e kufizuar”, thuhej në letër.
Autorët u kërkuan drejtuesve të AI që të marrin leje për materialin me të drejtë autori në programet gjeneruese të AI dhe të kompensojnë shkrimtarët në mënyrë të drejtë për përdorimin e veprave të tyre në programet e AI.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.