Migi’s Food Boutique, një histori suksesi e dalë nga Programi i Vetëpunësimit i UNDP - Business Magazine Albania

Migi’s Food Boutique, një histori suksesi e dalë nga Programi i Vetëpunësimit i UNDP


Nëse ndonjëherë vini në Tiranë, vizitoni Migi’s Food Boutique. Ajo ofron një eksperiencë unike ushqimore me pasionin e saj. Nuk ishte e lehtë për të arritur atje. Me përkushtim, udhëzimet e duhura dhe shumë punë ajo ja arriti qëllimit.

Më poshtë Business Magazine ju tregon historinë e saj:

“Kam mbaruar për Financë në Universitetin e Tiranës. Ashtu si shumë nga miqtë e mi, isha në kërkim të një pune për më shumë se një vit. Shumë intervista pune, nuk u përkthyen në asgjë konkrete. Një ditë pashë një njoftim të UNDP në Facebook që u bënte thirrje të rinjve të interesuar për të paraqitur idenë e tyre të biznesit dhe të bashkoheshin me Programin e Vetëpunësimit. E konsiderova këtë një mundësi të shkëlqyer.”

Në Mars të vitit 2016, UNDP filloi Programin e Vetëpunësimit që synonte të rinjtë e moshave 18 – 30 vjeç, të cilët ishin të interesuar për të sjellë në jetë idetë e tyre të biznesit.

440 të rinj nga i gjithë vendi aplikuan për t’u bashkuar. Propozimet varionin që nga ofrimi i shërbimeve bazë me zgjidhje më të reja të teknologjisë së orientuar si p.sh. stacionet për karikimin e baterive për bare dhe restorante ngritja e një ferme peshqish në shkallë të vogël duke përdorur teknologji të reja.

75 të rinj u zgjodhën për të ndjekur trajnimin që përfshinte elemente motivuese, teorike dhe praktike të themelimit dhe drejtimit të një kompanie.

“Ishte një trajnim shumë efektiv. Ne u prezantuam me mjete praktike se si të ngrinim një biznes. Sipërmarrësit e suksesshëm na treguan rrugën e tyre drejt suksesit. Për herë të parë në jetën time isha e qartë për qëllimet dhe hapat e nevojshëm dhe punën për të arritur atje. Gjatë fazës së mentorimit, isha në gjendje të rregulloja modelin tim të biznesit dhe mora një mbështetje këshilluese ligjore dhe financiare. Shpejt kuptova se nisja e biznesit tim nuk ishte vetëm një ëndërr, tashmë ajo po bëhej realitet.”

Megi dhe 36 të rinj të tjerë e realizuan atë në fund të Programit. Pjesa më e madhe e ideve të biznesit janë në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, turizmit, agro-përpunimit, veshjeve, handcrafts dhe shërbime të tjera, të gjitha që i përgjigjen nevojave të tregut dhe me potencial të fuqishëm të krijimit të vendeve të reja të punës në të ardhmen.

“Ideja ime për ngritjen e një “Butiku të Ushqimit” të veçantë, që përmbante ushqim lokal dhe prodhime shtëpiake / artizanale, doli të jetë një sukses. Në një botë të mbushur me ushqime të paketuara dhe të përpunuara, isha e sigurtë se njerëzit do të zgjidhnin prodhimet e mia. Ajo që i bën ato të veçanta është fakti se ato janë të përgatitur me përbërës të kualitetit të lartë, që vijnë direkt nga fermerët lokalë. Një nga produktet tona me kërkesa të larta janë makaronat shtëpiake të bërë nga nëna ime, “jufka” – një ushqim tradicional shqiptar,” thotë Megi.

Biznesi i Megit është vetëm pak muajsh, por po tregon mjaft qartë se ka sukses. Klientët kthehen dhe të rinj e vizitojnë.

Rinia në Shqipëri përballet me sfida të mëdha për të hyrë në tregun e punës në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë. Papunësia e të rinjve qëndron në 27.4%, pothuajse dyfishuar në krahasim me shkallën e përgjithshme të papunësisë në vend. Të rinjve shqiptarë të arsimuar nuk u mungon as besimi, as talenti, megjithatë ata kanë vështirësi që të futen në vetëpunësim. Ndoshta nga një mentalitet i së kaluarës, ekziston tendenca për të kërkuar punësim në sektorin publik.

Gjatë 25 viteve të tranzicionit gradual në një ekonomi të tregut të hapur, disa modele sipërmarrësish flasin me të rinjtë. Konkurrenca e pandershme, rregullat e paqarta të tregut dhe kuadri rregullator kanë çuar në një klimë biznesi që ka penguar të rinjtë që të konsiderojnë ngritjen e sipërmarrjeve të tyre. Ky kontekst nuk është ndihmuar nga një sistem arsimor që fokusohet në njohuritë teorike e jo praktike dhe ku të mësuarit e sipërmarrjes është i mangët.

Megjithëse në vitet e fundit klima e biznesit është përmirësuar dhe sektori privat gradualisht po arrin një nivel më të lartë të pjekurisë dhe ka dalë një ekosistem në mbështetje të sipërmarrjes, sfida të mëdha janë përpara.

UNDP Albania ka mbështetur disavantazhet e të rinjve për të fituar qasje në tregun e punës. Me financim nga Qeveria Zvicerane, UNDP po punon me Qeverinë e Shqipërisë për të ndërtuar një sistem të zhvillimit të aftësive të fokusuara në tregun e punës, i cili është i përshtatshëm për të rritur aspektet e punësimit dhe sipërmarrjes së të papunëve në zonat urbane dhe rurale.

Për Megin dhe kolegët e saj, ky është vetëm fillimi. Ata janë shembujt e gjallë të një brezi të ri sipërmarrësish në Shqipëri.

burimi: UNDP

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0