Microsoft pre e një sulmi hakerësh - Business Magazine Albania

Microsoft pre e një sulmi hakerësh

Microsoft deklaroi se grupi i hakerëve “Midnight Blizzard” i sponsorizuar nga shteti rus kishte arritur të hynte në një përqindje shumë të vogël të llogarive të emailit të punonjësve të Microsoft-it, ndër të cilët janë edhe anëtarë të ekipit ekzekutiv, punonjës të sektorit të sigurisë kibernetike, të drejtorisë ligjore dhe të tjera, njoftoi kompania.

Sipas njoftimit sulmi kishte filluar në nëntor të vitit të kaluar dhe u zbulua pak ditë më parë. Hakerët kanë arritur gjithashtu të shkarkojnë edhe disa dokumente nga të dërguara si bashkëngjitje me postë elektronike.

Sipas gjigantit amerikan të softuerëve, sulmi ka nisur në fund të nëntorit dhe është zbuluar më 12 janar, dhe pas tij, qëndron një grup i lidhur me inteligjencën ruse. Hakerat duket kanë arritur të shkarkojnë  disa dokumente që kanë qenë nëpër e-maile.

Kompania nuk sqaroi se kush është prekur saktësisht nga sulmi kibernetik, por përmendi vetëm “një përqindje të vogël të punonjësve”. Deri më 30 qershor, Microsofti numëronte rreth 221.000 të punësuar. Në deklaratën e kompanisë sqarohet se ajo ka arritur ta identifikojë origjinën e kërcënimit si Midnight Blizzard, aktor i sponsoruar prej shtetit rus, i njohur ndryshe edhe si Nobelium”.



Sipas Microsoft-itsulmuesit kibernetikëkishin depërtuar në sistemin e postës elektronike pasi kishin arritur të zbulonin fjalëkalimin e një llogarie të brendshme testimi. Sipas kompanisë sulmi nuk ishte rezultat i dobësive në produktet ose shërbimet e Microsoft-it.

Hakerat kanë shënjestruar fillimisht informacionin që lidhej me një grup më të ngushtë drejtuesish, dhe më pas e kanë shtrirë operacionin  e tyre. Kjo nuk hera e parë që hakerat rusë ia dalin të depërtojnë në sistemet e Microsoft. Sulmet e sponsorizuara nga shteti, të cilët mund të rezultojnë në cenimin e të ndjeshme, kthehen në një rrezik më të madh sidomos gjatë periudhave të një konflikti të armatosur.

Ndërkohë lufta e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon prej pothuajse dy vjetësh tashmë. Qeveria e SHBA dhe Microsoft e konsiderojnë Nobelium si pjesë të shërbimit të inteligjencës së jashtme ruse SVR.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0