Microsoft në bashkëpunim me universitetet sjell eventin “DigiGirlz Albania” - Business Magazine Albania

Microsoft në bashkëpunim me universitetet sjell eventin “DigiGirlz Albania”


Ekonomia Dixhitale është në rritje eksponenciale dhe zhvillimet e shpejta teknologjike po i japin biznesit dhe jetës një dimension tjetër. Gjithashtu ajo po krijon një ndër hapësirat më të mëdha për të rinjtë dhe të rejat për të ndërtuar karrierën dhe të ardhmen e tyre.

Në misionin për të inspiruar vajzat të ndjekin studimet në shkencat kompjuterike, Microsoft Albania dhe EMMA Balkans, organizuan në Tiranë, eventin “DigiGirlz Albania” në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës, Kolegjin Universitar Luarasi dhe Institutin Kanadez të Teknologjisë CIT, ditën e Premte datë 29 Mars.

Shume gjimnaziste maturante kishin mundësinë për t’u informuar për avantazhet dhe këtë mundësi të shkëlqyer për të ndjekur studimet në shkenca kompjuterike si dhe për t’u inspiruar nga shembuj konkretë të eksperteve vajza që kanë provuar se kjo është një rrugë tepër e suksesshme për karrierën e vajzave.

Të kthesh një ëebsite informativ në një portal inteligjent, të cilit mund t’i drejtohesh me pyetje dhe të marrësh prej tij menjëherë një përgjigje të saktë, ishte diçka e pa-imagjinueshme, por në këtë event këtë e demonstruan vajzat pjesëmarrëse. Të ndërtosh një chatBOT për vetëm 30 minuta nga gjimnaziste pa eksperiencë në informatikë ishte tepër inspiruese për vajzat pjesëmarrëse.

Eventi DigiGirlz, u organizua paralelisht në të tre universitetet, të lidhura LIVE në mënyrë virtuale nëpërmjet platformës Microsoft TEAMS.

Sokol Vladi, Drejtori i Përgjithshëm i Microsoft Albania, i pranishëm në Universitetin Politeknik të Tiranës në fjalën e tij inkurajoi të gjitha vajzat pjesëmarrëse të apasionuara pas teknologjisë së informacionit të ndjekin ëndrrat e tyre. Gjithashtu ju rekomandoi vajzave që nuk kanë akoma një vendim mbi fushën e studimeve që do të ndjekin të dëgjojnë eksperiencën që dy folëset e ftuara nga Microsoft dhe EMMA do të ndajnë gjatë eventit, pasi kjo do t’i ndihmonte të kuptonin më shumë se çfarë impakti ka patur teknologjia tek to duke ju shërbyer edhe si frymëzim për një të ardhme profesionale, të sigurtë.

“Në të gjithë botën Microsoft organizon DigiGirlz me misionin për të inkurajuar vajzat për të ndjekur shkencat kompjuterike, por rekomandimet që unë do të kisha për çdo vajzë, e cila po mendon që të hidhet në universitet apo që të ndjekë karrierën në të ardhmen është të shqyrtojë mundësinë, të dashurojë shkencat kompjuterike si një ndër fushat që do t’u japë atyre mundësinë për t’u zhvilluar sa më mirë në të ardhmen dhe për t’u siguruar që do të kenë një dimension shumë të madh në karrierë dhe në jetën e tyre,” shprehet z. Vladi.Teknologjia e Informacionit është një industri ku hendeku gjinor është i pranishëm dhe ku prania e vajzave është e ulët. Pikërisht me anë të këtij workshop-i, Microsoft së bashku me E-mma Balkans synojnë të edukojnë dhe frymëzojnë gjeneratën e ardhshme të vajzave lidere në sektorin IT, mbi të gjitha mundësitë që një karrierë në teknologji e shkenca kompjuterike mund t’u ofrojë për të ardhmen e tyre.

Gjatë eventit nuk munguan as fjalët përshëndetëse nga përfaqësues të universiteteve, të cilët mirëpritën këtë aktivitet.

Dekani i Fakultetit të Teknologjisë dhe Informacionit pranë UPT, Z.Vladi Kolici është një mbeshtës besnik i iniciativave që inkuarojnë vajzat dhe të rinjtë të ndjekin karrierën në fushat e larmishme të aplikimit të teknologjisë the informacionit.

Gjithashtu Znj. Evis Trandafili, pedagoge prej 10 vitesh në departamentin e Inxhinierisë Informatike në Universitetin Politeknik u shpreh: “Këshilla ime për vajzat maturante është që zgjedhjen e degës së studimit ta bëjnë të shtyra nga motivimi dhe pasioni. Çdo vit në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit numri i vajzave që regjistrohen për të ndjekur studimet është gjithnjë e në rritje dhe këtë vit janë regjistruar po aq vajza sa edhe djem. Më vjen mirë që në Shqipëri vajzat kanë arritur një nivel emancipimi që shikon përtej diferencave gjinore.”Më pas, Zëvendës Rektorja e Kolegjit Universitar Luarasi Znj. Anni Dasho (Sharko) tha se: “Nxënëset pjesëmarrëse patën mundësi të shkëlqyer që të dëgjojnë fjalime inspiruese nga përfaqësues të Microsoft dhe EMMA. Universiteti Luarasi është promotor në idetë inovative dhe do të jemi mbështetje jo vetëm e maturantëve, por e të gjithë gjimnazistëve, të cilët do të kenë qasje në teknologjinë e informacionit”.Edhe Rektori i CIT, Prof. Dr. Gëzim Karapici u shpreh se, “Gratë janë të nënpërfaqësuara në informatikë dhe inxhinieri, mirëpo shkenca dhe teknologjia ofrojnë mundësi unike për gratë dhe vajzat për të kapërcyer një numër barrierash që ato përballen zakonisht. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për rolin e rëndësishëm që luajnë gratë dhe vajzat në komunitetet e shkencës dhe teknologjisë. Kjo ditë shërben për të ndërgjegjësuar komunitetin, por edhe vetë femrat për mundësitë dhe aftësitë që ato kanë për t’u zhvilluar në fushat e Shkencës, Teknologjisë dhe Inxhinierisë.”

Në një lidhje live nga Franca, presidentja e E-mma Balkans, Dipty Chander bëri një prezantim të shkurtër të historisë së saj dhe rrugëtimit në fushën e IT. Dipty me një thirrje të fuqishme drejtuar vajzave, ju tha se nuk duhet t’i ndalë asgjë, kur ato kanë një ëndërr dhe pasion. Teknologjia nuk është një fushë e ndaluar për vajzat dhe ato ashtu si edhe djemtë mund të jenë po aq të afta, nëse përkushtohen dhe punojnë fort për të arritur të paimagjinueshmen.Kush tha që Shqipëria nuk mund të ketë përfaqësuese të denja në këtë industri që shkëlqejnë me punën e tyre edhe përtej kufijve? Këtë na e vërtetoi Elviana Aliaj, inxhiniere në Microsoft UK, e cila në fjalën e saj drejtpërdrejt nga Universiteti CIT tregoi historinë e saj të suksesit dhe inkurajoi vajzat të luftonin për ëndrrat e tyre, të punonin fort dhe të mos hiqnin dorë nga teknologjia, nëse kjo është ajo që dëshirojnë. Askush nuk ka të drejtë të përcaktojë nëse IT është apo jo një industri për vajzat.Elviana më pas ndau me vajzat instruksione për ndërtimin e ChatBOT-it të tyre të parë, ku së bashku me facilitatoret prezente në salla nga kompania New Media Communications dhe studentet e Teknologjisë në Universitetin Epitech ndihmuan në realizimin e tij për 30 minuta.

Eventi u mbyll me ndarjen e certifikatave për rreth 95 vajza të pranishme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0