Përdoruesit e Microsoft 365 u ankuan për një ndërprerje të shërbimit të martën, e cila i pengoi të përdornin disa aplikacione.
Sipas Downdetector, ankesat e përdoruesve filluan të rriteshin herët të martën në mëngjes. Shumica e përdoruesve raportuan probleme me aplikacionin e postës elektronike Outlook, sipas ndjekësve të statusit të faqes. Përdoruesit gjithashtu raportuan probleme me faqen e internetit të Microsoft 365 dhe Onedrive, zgjidhjen e tij të ruajtjes së të dhënave (cloud storage).
Microsoft e pranoi ndërprerjen dhe tha se po punonte për të identifikuar “shkakun kryesor.”
Kompania i inkurajoi klientët të provonin të aksesonin aplikacionet dhe dokumentet e Microsoft 365 përmes aplikacioneve desktop.
Lexo edhe: Horoskopi javor i karrierës për 9-15 dhjetor 2024
Ndërprerja vjen pas një tjetër ndërprerjeje të mjeteve Microsoft 365 muajin e kaluar. Në orët e vona të mëngjesit të martën, Microsoft tha se problemi ishte zgjidhur.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto